9 maska me vajra për flokët

9 maska me vajra për flokët
Flokët e thatë janë një problem shumë i zakonshëm, sepse tregojmë pak kujdes, përdorim shumë produkt larës ose produkt kozmetik dhe i dëmtojmë ato. Maskat që ju këshillojmë më poshtë janë të thjeshta, me bazë produkte që i gjeni lehtësisht në shtëpi. Sigurisht keni maska në parfumeri ose dyqane, por janë shumë të kushtueshme dhe sapo ndalojmë së përdoruri ato, efekti humbet.

Nëse jeni të lodhura duke harxhuar shumë në trajtime që funksionojnë vetëm për disa ditë ose javë, nëse dëshironi të gjeni trajtim të mirë alternativ dhe natyral, lexoni dhe provoni këto këshilla që do i bëjnë flokët tuaj më të bukur.

Maska me vaj ulliri dhe vezë

Rrihni një vezë në një enë të vogël dhe shtoni një lugë me vaj ulliri dhe dy lugë me majonezë. Aplikojeni mbi flokë dhe lëreni të rrijë për të paktën 5 minuta, maksimumi gjysmë ore. Shpëlajini flokët me ujë të rrjedhshëm me shampon tuaj të zakonshme.

Maska me avokado

Qëroni avokadon dhe hiqini tulin. Vendoseni tulin në një enë dhe shtojini një lugë vaj ulliri dhe një të bardhë veze. Përziejini dhe rrihini mirë bashkë derisa të bëhet një përzierje homogjene. Aplikojeni këtë brumë mbi flokë, veçanërisht tek majat. Lëreni të veprojë për pak minuta dhe shpëlajeni me ujë të nxehtë. Lajeni kokën më pas si zakonisht.

Maska me mjaltë dhe banane

Është shumë e lehtë për tu përgatitur dhe sigurisht i keni këto përbërës në shtëpi. Shtypni bananen dhe bashkojeni me tre lugë mjaltë. Mund ti shtoni disa pika vaj bajamesh. Aplikojeni mbi flokë dhe lëreni për 30 minuta dhe shpëlajeni mirë. Lani flokët si zakonisht por mos i thani me tharëse.

Maska me kos dhe vezë

Keni nevojë për 6 lugë kos natyror të zakonshëm dhe për një të bardhë veze të rrahur. Bashkojini dhe përziejini mirë dhe aplikojeni mbi flokë për 15-30 minuta. Shpëlajini flokët dhe lajini me shampon e zakonshme.

Maska me vaj bajamesh

Bajamet janë një produkt shumë i përdorur në trajtimet e bukurisë, për flokët, thonjtë ose lëkurën. Në këtë rast vendosni disa pika vaj bajamesh në një enë dhe ngroheni për pak sekonda në mikrovalë. Aplikojeni mbi majat e flokëve dhe prisni 20 minuta e lani flokët si zakonisht.

Maska me mjaltë dhe vaj ulliri

Keni nevojë për një filxhan kafeje mjaltë dhe tre lugë vaj ulliri. Vendosini bashkë në një enë dhe përziejini mirë deri në një masë homogjene. Aplikojeni mbi flokë duke filluar nga lëkura e kokës e deri tek majat. Të gjitha flokët duhet të mbulohen mirë. Lëreni për gjysmë ore të veprojë. Shpëlajini me ujë të vakët.

Maska me aloe vera

Ju duhen të paktën dy fletë të aloe vera ti prisni për së gjati dhe ti hiqni tulin. Vendoseni në një enë dhe shtojini balsamin e zakonshëm që përdorni për flokët. Kalojini në mikser për pak minuta dhe aplikojeni mbi flokë dhe pjesën e lëkurës masazhojeni. Mbajeni për 30 minuta. Përdorni ujë të bollshëm për ta pastruar.

Maska me luleshtrydhe, mjaltë dhe vaj ulliri

Vendosni në mikser 20 luleshtrydhe mesatare, dy lugë mjaltë dhe dy lugë vaj ulliri. Përziejini për pak minuta. Aplikojeni vetëm në rrënjët e flokut dhe lëreni për gjysmë ore. Shpëlajeni me ujë të vakët.

Maska me vaj soje dhe vaj  recini

Keni nevojë për një lugë me vaj soje dhe dy lugë me vaj ricini të cilat duhet ti bashkoni e ti ngrohni në mikrovalë për disa sekonda. Pasi të vaket, aplikojeni në flokë duke e masazhuar. Mbajeni në flokë për 15 minuta.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: