Vjen charteri i parë në Rinas me turistë izraelitë, 4 fluturime në javë Tel Aviv- Tiranë

Publicitet
Publicitet
Vjen charteri i parë në Rinas me turistë izraelitë, 4 fluturime në javë Tel Aviv- Tiranë
Avioni i parë u ul në tokën shqiptare në orën 6.30 të mëngjesit të sotëm. Në dalje të aeroportit, për të pritur rreth 100 turistët e parë, ishte edhe ministri Klosi.

Pas bisedimeve midis ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe homologut të tij izraelit, Yariv Levin mbërrin charteri i parë me turistë nga Izraeli.

Turistët ndalën në infopoint Smile Albania. Me buzëqeshje dhe urimin e mirëseardhjes,  ministri Klosi përshëndeti shumë prej turistëve të kënaqur nga mikpritja e parë.

Pas charterit të parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, javën e ardhshme do të vijë edhe charteri i parë nga kompania Israir, duke çuar në 4 numrin e  charterave në javë.

Ministri Klosi u shpreh se gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 chartera të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.

Ministri Klosi theksoi se kjo pike, por edhe të tjerat që do të ngrihen në pikat hyrëse do të mirëpresin gjatë gjithë sezonit turistët që do të vijnë në vendin tonë.

Do të kenë mikpritjen e 1 mijë të rinjve të cilët do t’i informojnë përsa i përket të gjitha pikave turistike të vendit tonë, mundësive që ata kanë për të vizituar Shqipërinë përtej sezonit të plazhit”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: