VENDIMI/ Qeveria u akordon 109 milionë lekë katër komuniteteve  fetare

Publicitet
VENDIMI/ Qeveria u akordon 109 milionë lekë katër komuniteteve  fetare
Plot 109 milionë lekë është shuma që qeveria u ka akorduar katër komuniteteve fetare në vend, nga buxheti i këtij vitit.

Me anë të një vendimi të posaçëm, listën e përfitimit e kryeson komuniteti mysliman, me 31.6 milionë lekë.

Kjo shumë do të shkojë për financimin e gjysmës së pagës minimale buxhetore për 80 punonjës të administratës. Por edhe të 140 punonjësve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Pas këtij komuniteti, qeveria rendit për nga masa e përfitimit në të njëjtën masë komunitetin katolik, atë ortodoks dhe bektashian, të cilët përfitojnë në mënyrë të barabartë 25.7 milionë lekë.

Edhe këto, pará që do të shkojnë për financimin e gjysmës së pagës minimale buxhetore për disa nga punonjësit e administratës së tyre, si edhe ndërtimin e disa objekteve të kultit, të tilla si Teqeja e Elbasanit, ajo e Shtufit, Gjirokastër.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: