VENDIMI/ Nuk ndryshon norma bazë e interesit, mbetet 1.25%

VENDIMI/ Nuk ndryshon norma bazë e interesit, mbetet 1.25%
Banka e Shqipërisë ka vendosur dje të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për monedhën vendase, lekun.

Konkretisht, ajo mbetet 1.25%, duke bërë që interesat e depozitave, por edhe ato të kredive në bankat e nivelit të dytë në vendin tonë të mbeten siç janë dhe të mos pritet një ulje e mëtejshme e tyre, siç ka ndodhur kohët e fundit.

Kujtojmë se gjatë viteve të fundit, banka qendrore ka marrë mjaft nisma të uljes së normës bazë të interesit për lekun, duke shkaktuar uljen e vazhdueshme të interesave nëpër banka.

Dhe duke bërë që ato aktualisht të arrijnë nivelin në minimal që kanë patur ndonjëherë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: