UNIVERSITETET/Këtë vit ka një risi, edhe një raund i tretë për fituesit

Publicitet
Publicitet
UNIVERSITETET/Këtë vit ka një risi, edhe një raund i tretë për fituesit
Ndryshe nga viti i kaluar kur regjistrimi i kandidatëve për në universitete u bë vetëm me dy faza, këtë vit do të jetë edhe një fazë e tretë. Kështu, gjatë periudhës nga 9-13 tetor, universitetet do të vijojnë me regjistrimin e kandidatëve nëpërmjet portalit U-Albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e dytë.

Të drejtën e gëzojnë vetëm ata kandidatë të cilët nuk janë regjistruar në asnjë program tjetër studimi.

Në rastet kur, përfundon e gjithë lista e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe mbeten kuota të paplotësuara në programet përkatëse të studimit, përzgjidhen kandidatët fitues, sipas kërkesave të depozituara nga kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, pavarësisht zgjedhjeve në raundin e parë ose të dytë.

Këto regjistrime kryhen nga datat 15-18 tetor.

 

Raundi i dytë, si do të përzgjidhen fituesit e tjerë

Aplikimet për raundin e dytë do të bëhen brenda një jave, nga 15­-20 shtator. Këtu mund të garojnë ata kandidatë të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë, nuk janë shpallur fitues gjatë raundit të parë, nuk kanë arritur të regjistrohen në fazën e parë ose janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë. Këta kandidatë kanë të drejtë të aplikojnë duke përzgjedhur 10 preferenca në vendet e mbetura bosh në të gjitha universitetet. Detyrim për pagesën prej 2 mijë lekësh në këtë fazë, e kanë vetëm ata maturantë të cilët nuk kanë aplikuar në fazën e parë.

Lista e dytë e fituesve do të shpallet më 25 shtator. Më pas, nga datat 27 shtator deri më 6 tetor, do zhvillohet regjistrimi i fituesve me 5 faza regjistrimesh 48­-orëshe, duke zhvendosur aq herë vizën e kuqe deri në plotë­simin e kuotave bosh. Fituesit që nuk janë regjistruar brenda afateve, humbasin të drejtën e studimit, ndërkohë gjatë datës 26 shtator, të gjithë kandidatët kanë të drejtë ankimimi në rast se nuk janë shpallur fitues. Edhe në këtë fazë, ka mundësi çregjistrimi, proces që mund të kryhet vetëm gjatë datës 7 tetor.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: