Tërbuni i Pukës "zyrtarizon" rënien e Vllaznisë, letër FSHF-së: Kërkojmë ndeshje direkte me Orikumin

Tërbuni i Pukës "zyrtarizon" rënien e Vllaznisë, letër FSHF-së: Kërkojmë ndeshje direkte me Orikumin
Tërbuni i Pukës i ka nisur një letër zyrtare FSHF-së, duke kërkuar ndeshje “play-out’ me Orikumin e Vlorës, që pretendohet se mund të ngjitet direkt në Katgeorinë e Parë, pa qenë nevoja të zhvillojë ndeshje “play-out” me Vllazninë B. Orikumi si vendi i dytë në grupin e Kategorisë së Dytë, pas Elbasanit që u ngjit direkt, duhet të luajë një ndeshje "play-out", me ekipin e dytë shkodran, nëse Vllaznia e parë qëndron në Superiore.

Kjo e fundit edhe pse siguroi mbijetesën pritet të bjerë automatikisht në një kategori më poshtë, ashtu sikurse Vllaznia e parë pret të bjerë nga Superiorja.  Nuk lejohen dy ekipe të të njëjti klub në një kategori.

“Drejtuesit e klubit më në krye kryetarin e bashkisë tonë kërkojnë zbatimin e rregullores nga FSHF dhe shpresojmë”, - thuhet në letrën që Tërbuni i ka nisur FSHF-së. Tërbuni i Pukës ende pa u përcaktuar zyrtarisht rënia e Vllaznisë A pretendon se kërkohet një ndeshje direkte me Orikumin, për të përcaktuar se cila prej tyre duhet të mbetet në Kategorinë e Parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: