Tendenca e thonjve, pranverë-verë 2018!

Publicitet
Publicitet
Tendenca e thonjve, pranverë-verë 2018!
 A jeni kuriozë për të zbuluar të gjitha tendencat e thonjve për Pranverën dhe Verën 2018? Ne shfletuam për ju disa foto, për të zbuluar se si do të jenë thonjtë e rinj të verës!

Pranvera do të karakterizohet nga thjeshtësia, me thonjtë që janë kryesisht të shkurtër dhe me formë katrore. Por në qoftë se preferoni t'i keni më të gjatë, zgjidhni formën e bajames, akoma shumë në trend për sezonin e ri!

Kujdesi i thonjve është gjithnjë e më i rëndësishëm, mos harroni të kushtoni pak kohë për veten në trajtimin e kutikulave, të paktën një herë në javë. Kushtojini vëmendje të veçantë paraqitjes, sepse një nga prirjet më të forta do të jetë manikyri i natyrshëm, me thonjtë e thjeshtë të lëmuar me tampon (në të kundërt, zgjidhni një kalim të mbulesës transparente të lartë).

Sa i përket ngjyrave, minimalizmi i hijeve të zhveshura fiton, nga ngjyra rozë në të gjitha nuancat e saja, në ngjyrë bezhë të rërës. Nëse preferoni një stil pop, përqendrohuni në blu-në, në të gjitha format e saj, nga bluja e lehtë në blu elektrike deri në blu flamur, një klasik i shkëlqyeshëm i pranverës. Përndryshe, zgjidhni të bardhën optike, që do të vishni në thonjtë me rreze të shkurtër.

A jeni një entuziast i artit të thonjve? Provoni dizajnët abstrakte dhe gjeometrike dhe mos humbisni trendin më të fundit në manikyrin e kutikulave, me dekorata të zbukuruara!

Manikyr nude-mustardë

Një nuancë neutrale që shkon drejt mustardës, për një manikyr elegant por origjinal.

Manikyr i kuq

Klasiku manikyr i kuq bashkohet me të kuqen më të zbehtë dhe të kadifenjtë, një look bukurie me dy shtresa, shumë glamour.

Manikyr portokalli mat

Një look thonjsh që ka një stil pop, thonjtë kanë një manikyr mat, me disa shtesa në ngjyrë argjendi, sipas preferencës.

Dekorime 3D

Ky look në thonj,me zbukurime, perla e temina, e bën mapjen e duarve një vepër arti dhe ju bën protagonistë në pamje.

Arti i thonjve bizhu

Gurrë, kristale, linja me ndriçim në bazë njëngjyrëshe. Kontrasti vazhdon të jetë në modë, baza preferohet e gjelbër e errët ose e zezë.

Thonj Pop

Dekorime me figura, ngjyra të ndezura, inspirimi nga stili i viteve ’70. Gazmor dhe dinamik.

Thonj të argjendë

Bazë me shkëlqim, ngjyrë argjendi në thonj ta gjatë, me tipsa ose xhel. Një kusht që vjen që nga stina që kaloi dhe reziston edhe në verë.

*përkthyer nga www.grazia.it/ photocredit Mondadori Photo

Shpërndajeni me miqtë tuaj: