Sipërmarrësit gjermanë: Biznes në Shqipëri më lehtë se më parë, por ende ka barriera

Publicitet
Publicitet
Sipërmarrësit gjermanë: Biznes në Shqipëri më lehtë se më parë, por ende ka barriera
“Përsa u përket pritshmërive të ekonomisë shqiptare, kompanitë gjermane vërejnë përmirësim të situatës. Pjesa më e madhe e tyre ka vlerësuar veçanërisht pritshmëritë mbi situatën ekonomike brenda sektorit si më mirë, krahasuar me një vit më parë. Kurse rreth dy të tretat e të anketuarve i janë përgjigjur me “mirë”ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri”, vlerëson anketimi.

Të bësh biznes në Shqipëri, duket se është një gjë më e lehtë se më parë. Kjo është konfirmuar nga sipërmarrësit gjermanë, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Edhe pse ata paraqesin gjithsesi rezerva në lidhje me koston e punës, disiplinën në pagesa, barrën tatimore, si edhe presionin administratës zyrtare në Shqipëri; tregues këta për të cilat thonë se kanë shënuar një rënie t1% lehtë në krahasim me një vit më parë.

“Pjesa më e madhe e të anketuarve e kanë vlerësuar pozitivisht situatën ekonomike aktuale, krahasuar me një vit më parë. Dhe sa u përket pritshmërive të ekonomisë shqiptare, kompanitë vërejnë përmirësim të situatës. Pjesa më e madhe e tyre ka vlerësuar veçanërisht pritshmëritë mbi situatën ekonomike brenda sektorit si më mirë, krahasuar me një vit më parë”, thuhet konkretisht në anketën vjetore, të ofruar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).

Duke shtuar më tej shifrën prej 31% të bizneseve që e kanë vlerësuar si më të mirë situatën në të cilën ata gjendën sivjet, krahasuar me vjet.

“Kjo pasqyrohet edhe në ecurinë e të ardhurave të biznesit, ku 56% e të anketuarve presin rritje, nga 49% që ka qenë kjo shifër në vitin e kaluar. Ndërsa 33% mendojnë se nuk do të ndryshojë, nga 36% që kjo kategori ka qenë vjet dhe deri në 40% dy vjet më parë”, cilëson më tej ky anketim.

Madje, theksohet gjithashtu se sipërmarrjet gjermane që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri do të shtojnë madje edhe fuqinë e tyre punëtore.

“Gatishmëria për rritjen e numrit të punonjësve është rritur dukshëm në krahasim me një vit më parë, në nivelin prej 39% këtë vit, nga 31% në vitin e mëparshëm, 2017”, cilësohet mes të tjerash në anketimin në fjalë.

 

Ajo që i mban në këtë vend, kostoja akoma e ulët e punës

Kostoja e ulët e punës, duket se është një nga arsyet kryesore që i mban sipërmarrësit gjermanë në vendin tonë.

Kjo të paktën duket nga përgjigjet që ata kanë dhënë në anketimin e tyre vjetor. Shoqëruar edhe me produktivitetin apo motivimin e punonjësve, apo edhe fleksibilitetin në të drejtën e punës. Që të gjithë këta, faktorë të cilët paraqiten më të shumtë në numër, por mesa duket, edhe në fuqinë e bindjes së një biznesi për të vazhduar aktivitetin e tij privat në vendin tonë. “56% e të anketuarve presin rritje të biznesit gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërsa vetëm 33% mendojnë se nuk do të ndryshojë”, cilëson gjithashtu anketimi. Duke përfunduar se për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesa më e madhe e 20 faktorëve, këtë vit janë vlerësuar në pjesën më të madhe me nota më të larta krahasuar me një vit më parë.

“Vetëm pesë faktorë tregojnë një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, të cilët janë: Kostoja e punës; Disiplina në pagesa, Barra tatimore, Sistemi dhe administrata tatimore dhe Administrata publike”, cilësojnë ekspertët gjermanë.

 

Banka Botërore: Taksat e larta përkeqësuan klimën e biznesit

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Doing Business 2018”, Shqipëria ka humbur plot shtatë vende, duke u renditur e 65-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58-të mes 190 ekonomive të marra në vlerësim.

Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë ose është vështirësuar, ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas.

Dhe një kriter për të cilin ai kishte shënuar “tatëpjetë” në listën e renditjes është pikërisht ajo e pagesës së taksave, ku ai zinte vendin e 125-të me një përkeqësim prej 0.54% në raport me një vit më parë.

Më pas vjen regjistrimi i pronave, ku Shqipëria renditet në vendin e 10-të, në përkeqësim krahasuar me një vit më parë, duke treguar kështu se bizneset në vendin tonë ende kanë vështirësi lidhur me çështjet e pronësisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: