Sidrit Guri shkon në Belgjikë, Kukësi shkarkon manaxherin me motivacionin: Theu rregulloren!

Sidrit Guri shkon në Belgjikë, Kukësi shkarkon manaxherin me motivacionin: Theu rregulloren!
Pas Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri do të vijojë karrierën e tij në Belgjikë, ku do të transferohet te skuadra KVV Oostende. Kandidati për krye-golashënuesin e  kampionatit kishte arritur me kohë marrëveshjen nëpërmjet të njëjtit menaxher që transferoi edhe Abazajn te Anderlekt.

Një ditë pas zyrtarizimit të transferimit të Gurit, klubi i Kukësit njofton se ka ndërprerë marrëdhëniet me menaxherin e tij, Naim Halili.

Sipas klubit të Kukësit, “Kjo masë është marrë për shkak se Halili ka thyer disa herë rregulloren e brendshme dhe ato të funksionimit të klubit.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: