Shqipëri-Kosovë, Zyrihu i bashkon në një miqësore më 29 maj

Shqipëri-Kosovë, Zyrihu i bashkon në një miqësore më 29 maj
Shqipëria dhe Kosova do të takohet në një miqësore në fund të muajit, për të shtuar ndoshta edhe mosmarrëveshjet e fundit. Disa lojtarë të pakënaqur që nuk janë preferuar nga Shqipëria, i janë bashkuar Kosovës, ndërsa të tjerë të kontaktuar nga Kosova nuk i janë përgjigjur kërkesës së Shqipërisë pavarësisht interesimit, çka ka krijuar edhe mosmarrëveshje mes tyre.

FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në Zyrih në orën 20.00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 maj për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: