SERIA A/ Crotone në zonën e ftohtë, Inter bën “dhurata”

SERIA A/ Crotone në zonën e ftohtë, Inter bën “dhurata”
Në Seria A, në këtë fund sezoni, besohet se “dhuratat” po ndikojnë në objektivat që, disa ekipe synojnë të arrijnë pas mbylljes së këtij sezoni.

Kështu, Cagliari fitoi 1-0 në fushë të Fiorentinës dhe iu largua zonës së rënies nga kategoria.

Sasuolo fitoi 2-1 ndaj Interit një ditë më parë, çka bëri që Crotone e Arlind Ajetit, të zbresë sërish në zonën e ftohtë.

Crotone barazoi 2-2 me Lazion, në javën e 36-të të Seria A, duke marrë një pikë. Lazio me barazimin e fundit, konsolidoi pozitat në zonën Champions, ndërsa Interi, pas humbjes së fundit, ndoshta pret përballjen direkte që do të përcaktojë se, cila nga dy ekipet do të futet në Champions.

Juventusi luajti ndaj Romës, ku pret matematikisht të kurorëzohet me titullin kampion.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: