Scrub për buzë të bukura

Publicitet
Publicitet
Scrub për buzë të bukura
Përbërësit:

Një lugë mjaltë;

Një lugë sheqer pluhur;

1 lugë vaj ulliri, vaj bajameje ose vaj kokosi.

Përgatitja:

Përziejini mirë të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin. Vendosni një sasi të vogël nga përbërja e krijuar në buzë. Fërkoni butësisht buzët për pak sekonda (maksimumi deri në 2 minuta). Nëse keni kohë, lëreni përbërjen në qetësi mbi buzë, të veprojë për një ose dy minuta. Më pas, fshijeni përbërjen më një rrobë të pastër të lagur me ujë të ngrohtë. Pjesën e mbetur të përbërjes që krijuat, ruajeni në një kavanoz të mbyllur dhe mbajeni në mjedis të freskët. Mund ta përdorni sa herë të dëshironi scrubin që sapo formuat. Pasi ta keni aplikuar, do të mund të shijoni buzët tuaja pa plasaritje, më të buta dhe më të shëndetshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: