Sa i më mirë seksi, aq më i lartë shansi për tradhti! 

Sa i më mirë seksi, aq më i lartë shansi për tradhti! 
Një studim i Universitetit të Floridës i kthen letrat në tavolinë ...

Seksi është padyshim një komponent i rëndësishëm i marrëdhënieve dhe Universiteti i Floridës sapo ka kryer një studim që thotë se mes komponentëve të çifteve, në të cilat seksi lulëzon, ka më shumë gjasa të tradhtohet. 

Kush janë tradhtarët e mundshëm

Studimi, para së gjithash, theksoi se burrat dhe gratë jetojnë jetën e tyre relacionale në mënyra të kundërta: meshkujt që kanë pasur shumë histori “të goditura dhe të drejtuara" kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, sesa gratë në të njëjtën situatë. Numri i tradhtive, rritet në proporcion të drejtpërdrejtë me kënaqësinë seksuale, sepse seksi çon në vetë-ndërgjegjësim dhe kur ju ndjeheni mirë me trupin tuaj, merrni përsipër një siguri krejt të re, e cila mund të çojë në fakt, në takime jashtë çiftit.

Përdorimi i rrjeteve sociale

Duhet ta pranojmë se sot, me mediat sociale, thirrja për tradhti ka ndryshuar shumë në krahasim me atë që ndodhte vite më parë. Ne jemi të rrethuar nga imazhet e njerëzve të bukur e të lumtur dhe ne, në një mënyrë apo një tjetër, duam të jemi të rrethuar nga njerëz të bukur dhe të lumtur dhe kjo mund të jetë arsyeja që ne fillojmë të shohim partnerin tonë në një dritë të ndryshme, të pavarur nga cilësia e seksit.Studimi është bërë për çiftet e martuara për rreth tre vjet dhe kjo, natyrisht, nuk do të thotë që ju duhet të vendosni në këtë kategori marrëdhënien, në të cilën ju jeni vetë. Nëse personi me të cilin e ndani shtratin ju shtyn të jeni më të mirë dhe ju jep dashurinë dhe kujdesin që meritoni... pse nuk mund të jeni ju përjashtim nga rregulli?

*përkthyer nga www.alfemminile.com

Shpërndajeni me miqtë tuaj: