Reagon PD/ Dosja “Xhafaj” sapo ka filluar. Rama nuk ka parë gjë akoma, do pendohet

Reagon PD/ Dosja “Xhafaj” sapo ka filluar. Rama nuk ka parë gjë akoma, do pendohet
Në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ku kërkohet largimi i ministrit Fatmir Xhafaj, ka folur edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Ai ka komentuar fjalimin e Kryeministrit Rama, që akuzoi opozitën për inskenim të audiopërgjimit dhe bëri të ditur se nuk ka ndër mend të shkarkojë ministrin e Brendshëm.

“Në fund fare do të përgjigjet ai. Ajo shprehja ‘nuk ka parë asgjë akoma’, është e vlefshme edhe për rastin Xhafaj, tha ndër të tjera Paloka. “Rasti Xhafaj sapo ka filluar dhe ai do të pendohet shumë shpejt për deklaratat që bëri sot”.

Paloka tha se Kryeministri Rama ka reaguar ndaj rastit “Xhafaj” njësoj si pas rastit “Tahiri”.

“Kupola dihet, ka në krye Edi Ramën, nuk janë rastësisht këta ministra që vijnë njëri pas tjetrit të gjithë të lidhur me drogën dhe krimin, mafia kështu funksionon”.

Sipas Palokës, veprimi i sotëm i Agron Xhafajt është ironi.

“Imagjinoni ç’shtet kemi. Deklaron i dënuari me burg që ‘unë po iki vetë në Itali!’”

Paloka shtoi se në fjalimin e tij të sotëm, Rama ka kërcënuar opozitën. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: