Protestë tek Ministria e Brendshme për largimin e Xhafajt, përplasje me policinë

Protestë tek Ministria e Brendshme për largimin e Xhafajt, përplasje me policinë
Protestues të shumtë kanë dalë sot përpara Ministrisë së Brendshme.

Ata kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Protestuesit kanë lëshuar parulla kundër qeverisë dhe ministrit Xhafaj.

“Jepe dorëheqjen”, “Qeveria e drogës”, “Poshtë komunizmi” ishin disa nga parullat e protestës.

Ata kanë tentuar të vendosin parulla edhe tek hyrja e Ministrisë, por janë penguar nga policia.

Përplasja ka ndodhur teksa disa qytetarë kanë tentuar të vendosnin disa pako që simbolizonin kokainën në hyrje të dikasterit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: