PREMIER LEAGUE/ City e mbyll me 100 pikë, Chelsea jashtë zonës Champions

PREMIER LEAGUE/ City e mbyll me 100 pikë, Chelsea jashtë zonës Champions
Fitorja e Manchester City, 1-0 ndaj Saothampton, e ngjiti ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola në kuotën e 100 pikëve, duke e mbyllur sezonin e Premier League, me një shifër të tillë rekord.

Jeus realizoi në 90’, golin e fitores. Jashtë zonës Champions, mbetën kampionët në fuqi të Chelsea, që humbën 3-0 në fushë të Njukasëll.

Manchester United u pozicionua në vend të dytë, ndërsa zona Champions u kompletua me Liverpulin, që fitoi 4-0 ndaj Brightonit dhe Totenhemit që fitoi me shifra tenistike, 5-4, ndaj Leicesterit.

Nga kategoria ranë UBA, Stoke dhe Suansea.

Stoke fitoi ndeshjen e fundit ndaj Suansa, 2-1, me golin që shënoi nga pika e bardhë futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: