Përplasen makinat, dy të plagosur në Tepelenë

Përplasen makinat, dy të plagosur në Tepelenë
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje në Tepelenë dhe se në aksident u përfshinë dy makina.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe bluzat e bardha konfirmuan se njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak i aksidentit dyshohet se është një parakalim i gabuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: