Muorinho veçon Brazilin, “me Ronaldon asgjë e pamundur për Portugalinë”!

Muorinho veçon Brazilin, “me Ronaldon asgjë e pamundur për Portugalinë”!
Portugalia dhe Argjentina shihen si surpriza të mundshme, falë Ronaldos dhe Messit

I vlerësuar si një ndër trajnerët më të mirë në botë, portugezi i Manchester Unitedit, bën një analizë mbi mundësitë dhe shanset e triumfit të ekipeve pjesëmarrëse në botërorin Rusi 2018. Ai flet fillimisht për ekipin e vendlindjes së tij.

“Portugalia ka një skuadër interesante,” – shprehet Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, i i cili më tej shton, “Pa Cristianon, do të ishte e pamundur. Por me të asgjë nuk është e pamundur!” Cristiano Ronaldo dhe Portugalia shkojnë në Botëror si fitues në fuqi të Euro 2016, pasi fitoi 1-0 në finale ndaj Francës. Ish-trajneri i Chelseas, Real Madridit, Interit e Portos, ndau pikëpamje të njëjta me mundësitë që të ketë sukses edhe Argjentina, që udhëhiqet nga Lionel Messi. Argjentina është ende në kërkim të një trofeu që prej 1986 kur udhëhiqej nga Maradona.

“Besoj se, Argjentina pa Lionel Messin nuk do të ishte pretendente,” – u shpreh 55-vjeçari portugez. “Por me të, është ekip favorit.” Mourinho shtoi se, pesë herë kampionët e botës, Brazili, janë skuadra më e stabilizuar për të fituar turneun, pasi kanë përveç talentit individual edhe taktikën më të mirë në këtë Botëror.

“Më pëlqen shumë struktura bazë e Brazilit, mentaliteti dhe taktika e këtij ekipi”, - tha Mourinho. “William, Neymar, Philippe Coutinho e Gabriel Jesus... të gjithë lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: