Miti "Pertini”/ 1982, viti kur futbolli Italian unifikoi dhe modernizoi italianët

Miti "Pertini”/ 1982, viti kur futbolli Italian unifikoi dhe modernizoi italianët
Fitorja e Italisë në Kupën e Botës 1982, zakonisht është transmetuar përmes figurës së Sandro Pertinit, presidentit të Italisë, i cili mori pjesë si spektator në finale.

Gjithashtu, është përshkruar shpesh si një Kupë Botërore “antifashiste” dhe “demokratike”.

Fitorja është ndërthurur me format e identifikimit kombëtar - pikërisht, ky turne ofroi një kornizë të përsosur për identifikimin si të tillë.

Është argumentuar se, imazhi i Pertinit më 1982, u dha italianëve një shembull të rrallë të një momenti universal, i cili është shfrytëzuar nga të dy krahët e politikës, edhe nga e majta në vitet që pasuan.

Është argumentuar gjithashtu se, lidhja e Pertinit me fitoren ishte shumë e kujdesshme në fazën e menaxhimit dhe ajo duhet të shihej edhe në aspektin e inkuadrimit të ofruar nga televizioni dhe komentet.

Pertini vetë e menaxhoi ngjarjen në mënyrë të përkryer, që të krijonte osmozë mes personalitetit të tij dhe ekipit të futbollit.

Sidoqoftë, lidhja midis Pertinit dhe vitit 1982, erdhi me një kosto. E kaluara e tij radikale u zvogëlua deri në pikën e harresës dhe ai rishpiku një figurë tjetër, disi më të butë për veten, “gjyshi i Italisë”.

Ka histori dhe dokumentarë që kanë shqyrtuar efektet e mundshme të fitores së vitit 1982, duke përfshirë idenë se, modernizimi i shoqërisë italiane filloi me të vërtetë pas atij triumfi, dhe jo thjesht me ngritjen e Silvio Berlusconit në mesin e viteve 1980, siç thuhet shpesh.

Milani i Berlusconit disa vite më vonë, fitoi popullaritet botëror, megjithatë, Italia që fitoi botërorin ’82, shërbeu si frymëzim për gjeneratën e asaj kohe, ku të gjithë italianët donin t’i tregonin botës se ishin më të mirët.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: