Ministri Klosi: Po verifikojmë tokat në bregdet

Publicitet
Publicitet
Ministri Klosi: Po verifikojmë tokat në bregdet
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ishte në Spille gjatë aksionit të pastrimit të plazhit dhe pyllit pranë tij.

Gjatë kësaj vizite, ministri ka inspektuar edhe problematikën e ndarjes në parcela të manipuluara, të cilat shihen si problemi kryesor që zona e Spillesë, me një potencial të madh turistik, ende nuk ka hotele dhe biznese për të mirëpritur qindra mijëra turistë, ndonëse është një plazh shumë pranë kryeqytetit dhe ka akses me autostradën.

“Jemi në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, me tokat në bregdet. Është e pafalshme që, kjo zonë akoma nuk ka një zhvillim të vërtetë turistik. Nuk ka hotele të vërteta për të mirëpritur qindra mijëra turistë, nuk ka biznese të cilat të mbështesin këtë lloj turizmi, pasi realisht e gjithë kjo situatë vjen nga problematika me tokën”, - tha Klosi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: