Ministri Bushati: Moska, e përgatitur të nxisë tensione në rajon për të ngadalësuar reformat

Ministri Bushati: Moska, e përgatitur të nxisë tensione në rajon për të ngadalësuar reformat
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë më shumë kohë për orientimin drejt vende euroatlantike.

Gjatë një interviste për EUObserver, Bushati shprehet se  ndryshe nga samiti i Selanikut, përpjekjet e BE duhet të përballen me ndikimin rus në një mjedis të ri gjeopolitik,

“Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në rajon dhe kërkon të ndërhyjë në reformat e drejtuara nga BE”, u shpreh Bushati.

Kryediplomati shqiptar deklaroi se Perëndimi duhet të kujdeset për ndërhyrjen ruse në Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi dhe thotë se Moska ishte e përgatitur të nxiste tensione nacionaliste në rajon për të ngadalësuar reformat.

“Nacionalizmi nxitet nga palë të treta (Rusia) interesi i të cilës është destabiliteti dhe jo stabiliteti. Është një parim i rrezikshëm që ata po kërkojnë të shfrytëzojnë”, ka thënë ai.

“Rusia ka bërë më shumë deklarata publike gjatë eventeve në Maqedoni se sa BE dhe fqinjët më të afërt të Maqedonisë së bashku. Ministria e Jashtme ruse sheh me vëmendje dhe është gjithmonë e para që komenton. Edhe në Shqipëri, që është gjithashtu një anëtare e NATO-s, ku ne mendonim se ishim imunë nga ndërhyrja ruse… ka një hetim lidhur me pohimet se kundërshtarët tanë politik kanë marrë mbështetje financiare nga Rusia, në shkelje të ligjit”, vijon Bushati duke iu referuar përplasjeve politike në Shkup vitin e shkuar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: