Merkato/ United në sulm, Mourinho kërkon të bindë Hysaj

Merkato/ United në sulm, Mourinho kërkon të bindë Hysaj
Manchester United kërkon transferimin gjatë verës të mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj, për 55 mln euro.

Ai është konsideruar një ndër mbrojtësit më të mirë në Europë për sezonin që lamë pas dhe ka një klauzolë prej 50 mln euro në rast largimi nga Napoli.

Antonio Valencia i United i mbetur jashtë planeve të Mourinho ka drejtuar vëmendjen nga Hysaj, i cili kërkohet edhe nga klube të tjera të Premier League.

“The Sun” raporton se presidenti Aurelio Di Laurentiis ka hyrë në bisedime me United dhe me lojtarin mbi kontratën e re.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: