Maska me arra dhe petale trëndafili

Publicitet
Publicitet
Maska me arra dhe petale trëndafili

Lëngu i trëndafilit është mjaft i dobishëm për lëkurën, gjë e cila njihej qysh në lashtësi. Petalet e trëndafilave, pavarësisht ngjyrës që mund të kenë, përmbajnë disa përbërës që ndihmojnë në rregullimin e ngjyrës së lëkurës, sidomos në ato raste ku vërehen njolla të zeza, si dhe eliminojnë rrudhat e fytyrës e shenjat e mbetura nga aknet. Ja një maskë e çmuar për lëkurën, me bazë lëngun e trëndafilave dhe arrat, dy margaritarë të bukurisë.

Përbërësit

10 gramë arra të bluara;

10 gramë miell gruri;

2 petale trëndafili;

4-5 lugë gjelle ujë të distiluar.

Përgatitja

Në një enë përzieni mirë së bashku pluhurin e arrave, miellin, ujin dhe petalet e trëndafilit. Pastaj, vendoseni në zjarr të ulët për 2-3 minuta, derisa të krijohet një masë ngjyrë rozë. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Mandej, përhapeni në fytyrë dhe qafë, për rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni çdo javë këtë maskë, kryesisht para se të flini.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: