Lindjet me operacion, risk për zhvillim të dobët tek fëmijët në moshën shkollore

Lindjet me operacion, risk për zhvillim të dobët tek fëmijët në moshën shkollore
Sipas studimeve të bazuara në popullatë, është parë që lindja e planifikuar para javës së 39, shoqërohet me rritje të rrezikut për zhvillim të dobët të fëmijës në moshën shkollore. Induktimi i lindjes apo dhe operacioni cesarean para nisjes së aktivitetit të lindjes mund të bëhen shpesh për arsye jo-mjekësore, duke përfshirë këtu dëshirën e pacientes apo edhe të mjekut.

Kohët e fundit ka një rritje të numrit të lindjeve të planifikuara, dhe ulje të moshës gestacionale të lindjes. Por, meqë zhvillimi i trurit fetal përshpejtohet pas javës së 32 deri në term, lindja e planifikuar para javës së 39 mund të pengojë fëmijën për të arritur zhvillimin e duhur. Studimet janë kryer për të parë lidhjen midis zhvillimit të hershëm të fëmijës, moshës gestacionale të lindjes së induktuar, dhe mënyrës së lindjes.

Në studim u morën pesë fusha të zhvillimit: shëndeti fizik dhe mirëqenia, gjuha dhe njohja, aftësitë sociale, maturiteti emocional, njohuritë e përgjithshme dhe komunikimi. Lindjet e planifikuara përbëjnë rreth 41.4% të lindjeve, dhe kjo rritet në 48.4% të lindjeve në javën e 37 të shtatzënisë dhe 55.2% në javën e 38. Rreth 5.6% e fëmijëve lindin në javën e 32 deri 36 dhe 22.5% lindin në javën e 37 deri 38 të shtatzënisë.

Sipas këtij studimi rreth 9.6% e fëmijëve shfaqnin risk të lartë të zhvillimit, shumica e tyre ishin të gjinisë mashkullore, nga familje në gjendje ekonomike të vështirë, dhe nëna duhanpirëse. Ky risk ishte më i larë në raste të induktimit të lindjes normale ose lindjes cezariane pa nisur aktiviteti, krahasuar me fëmijët e lindur në aktivitet spontan. Ky risk është edhe më i lartë sa më herët të bëhet lindja, në javën e 37 apo 38.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: