Leje ndërtimi për rrugë, autostrada dhe ujësjellësa, 20-fish në katër vjet

Publicitet
Publicitet
Leje ndërtimi për rrugë, autostrada dhe ujësjellësa, 20-fish në katër vjet
Punët publike duket se kanë “gllabëruar” pjesën më të madhe të lejeve të ndërtimit që janë dhënë në katër vitet e fundit.

Plot 20-fishim i atyre të akorduara pikërisht për projekte të infrastrukturës së transportit, që përfshijnë rrugë dhe autostrada. Por edhe për të ndërtuar linja elektrike, për ujësjellësa apo komunikim.

Një shifër kjo që konstatohet nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për lejet e ndërtimit në rang vendi.

Konkretisht sipas tyre, rezulton se nga vetëm 639 milionë lekë që ishte vlera e lejeve për punime inxhinierike mbi projektet e lartpërmendura, të dhëna në vitin 2013, vitin e kaluar ajo arriti në nivelin prej 12 miliardë lekëve.

Nga ana tjetër, ajo që bie në sy mes shifrave është edhe fakti se ndërsa para katër vitesh të tilla leje ndërtimi nuk i janë akorduar asnjë klienti privat, por vetëm atyre shtetërorë, gjatë këtyre viteve të parët ua kaluan të dytëve për nga përfitimi i tyre.

E thënë më thjesht, nëse para katër vitesh, qeveria shqiptare preferonte që punimet për rrugë, autostrada, apo edhe ujësjellësa dhe linja komunikimi t’i kryente me “shtetin”, gjatë viteve të fundit qeveria e së majtës preferoi “privatin” si partner kryesor të tyre.

Këtë e fakton edhe formula e lançuar së fundmi prej saj, partneritet publik-privat, dhe që flet pikërisht për një përfshirje të sektorit privat si i tillë në punët publike.

Gjithmonë sipas shifrave, nëse në vitin 2014, ishin 1198 klientë shtetërorë dhe 156 privatë që përfituan nga lejet e dhëna për punë publike; në vitin pasardhës, 2015, ato u shtuan duke u rritur progresivisht në 7800 klientë shtetërorë dhe 582 privatë.

Për të ecur më tej, në vitin e kaluar, 2017, kur këto vlera ndryshuan përkatësisht në 9.821 klientë shtetërorë dhe 2.145 privatë.

Të mos harrojmë këtu pa përmendur as faktin se viti i kaluar ishte një vit elektoral dhe si i tillë, përfshiu dhënien e mjaft lejeve dhe projekteve për punë publike përgjatë tij.

 

639

Milionë lekë ishte vlera e lejeve të ndërtimit të akorduara për punime inxhinierike në fundvitin 2013, mbi projekte infrastrukturore, si rrugë, autostrada apo ujësjellësa, kurse vitin e kaluar ajo arriti në nivelin prej 12 miliardë lekëve.

1198

Klientë shtetërorë dhe 156 privatë përfituan nga lejet e dhëna për punë publike në vitin 2014, kurse vitin e kaluar, këto shifra u rritën respektivisht me 821 klientë shtetërorë dhe 2.145 privatë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: