Kur duhet ta çojmë fëmijën te psikologu?

Publicitet
Publicitet
Kur duhet ta çojmë fëmijën te psikologu?
Nga Dr. Emanuella Ameruoso

Dr. Emanuella Ameruoso shpjegon se, kur është e përshtatshme të kërkohet mbështetje për fëmijën dhe për të gjithë ata që përbëjnë bërthamën e familjes.

Kur të çojmë një fëmijë te psikologu

Fëmijët, në rrjedhën e rritjes, mund të shoqërohen me probleme në sjellje ose mosmarrëveshje që lidhen me marrëdhëniet, duke ekzagjeruar emocionet ose duke i bllokuar ato, në lidhje me situatat jetësore. Pra, këtu lind pyetja nëse është e përshtatshme për t'i çuar ato te psikologu.

Çfarë bën psikologu i fëmijës?

Brenda udhëzimeve për kursin e studimeve në psikologji, është ai që lidhet me moshën zhvillimore. Prandaj, studenti zgjedh të specializohet në një fushë specifike, për të punuar kryesisht në kontakt me fëmijët. Kursi i jep një kuptim proceseve të zhvillimit në fëmijëri dhe adoleshencë, duke marrë parasysh kontekste të ndryshme dhe institucionet që përfshihen në rritjen dhe edukimin e tij. Të njëjtat aftësi, studenti i fiton me trajnimin në Psikologji Klinike, pasi ai gjithashtu thellon dijet në zonën evolutive dhe neuropsikologjike.

Mësimi i aftësive njohëse, proceset psikologjike, socioemocionale dhe gjuhësore, si dhe të gjitha sindromat, çrregullimet dhe shtrembërimet lidhur me këtë grupmoshë, e lejojnë psikologun zhvillimor dhe atë klinik, të ofrojnë aktivitete këshilluese dhe mbështetëse, jo vetëm për fëmijët, por edhe për edukatorët, mësuesit, prindërit, familjet dhe të gjithë njerëzit që përbëjnë thelbin e referencës së fëmijës, duke vlerësuar procesin e tij të përgjithshëm të zhvillimit dhe ndoshta, diagnostikimin e çrregullimeve të sjelljes, të mësuarit, marrëdhëniet ose problemet neuropsikologjike. Prandaj, ata kanë aftësi për të marrë përgjegjësinë e fëmijës, ta mbështesin dhe të kujdesen për të, në lidhje me vështirësitë që ai tregon.

Kur të dërgojmë një fëmijë te psikologu? 

Ekzistojnë situata të ndryshme, për të cilat është e nevojshme të çohet fëmija te psikologu, duke nisur nga një shqetësim i thjeshtë që ai mund të paralajmërojë dhe prindërit nuk mund ta menaxhojnë. Në kontekstin e familjes ekziston kompleksiteti i kuptimit, pse një fëmijë, ndryshe nga një tjetër, sillet në një mënyrë të caktuar. Mund të jetë më kërkues, më i ndrojtur ose e kundërta, më ekstrovers. Ai mund të shfaqë hiperaktivitet, ankth, kundërshtim ndaj rregullave prindërore, duke fjetur me vështirësi, duke ngrënë pak, duke preferuar një prind nga tjetri, duke shprehur ankth kur shoqërohet jashtë, etj. E njëjta gjë lidhur me mjedisin shkollor; paraqet ngadalësi në mësimin e gjuhës ose të shkruarit, duke pasur vështirësi ulur, nëse e shqetëson klasën shumë ose e izolon veten prej saj. Këto dy kontekste janë kryesoret, në të cilat mund të vërehet direkt, nëse fëmija paraqet probleme ose siklet.Këshillimi me profesionistë është thjesht një mënyrë për të sqaruar dhe kuptuar më saktësisht se, çfarë po përjeton fëmija në atë moment të veçantë të jetës së tij. Prandaj, psikologu është një pikë referimi për prindërit dhe për shkollën, ashtu si pediatri.

Pyetje të shpeshta ndaj psikologut

Disa dyshime i mundojnë prindërit, mësuesit dhe edukatorët, për sjelljen e fëmijëve dhe të rinjve.

• Vajza ime e vogël, tani e rritur, nuk e ndan arushin Winnie Pooh nga vetja e saj. Ajo nuk del, nëse nuk ka arushin dhe nuk bën asnjë aktivitet pa të. A është e drejtë që, ti ta hedhësh arushën? Është kaq e keqe kjo gjë ...

• Çfarë duhet të bëjmë me fëmijën tonë, që shfaqet super aktive? Si duhet të sillemi?

• Fëmija është prapa klasës, pse?

• A është mirë që fëmija do të flejë në shtratin tënd?

• Fëmija im ka filluar të prekë organet gjenitale dhe unë e kuptoj që i pëlqen ta bëjë këtë. A duhet ta parandaloj?

• Ne kemi vështirësi në komunikimin me prindërit, se fëmija ka vështirësi arsimore, sillet keq në shkollë dhe rreh shokët e klasës. Si mund ta bëjmë?

• A mund të regjistrohen fëmijët me probleme kur fillon shkolla?

• A duhet t’ia vendos përsëri pelenat fëmijës, pasi ai filloi të urinojë përsëri?

• Nëse shoku në shkollë e keqtrajton atë, ose fëmija nuk është i kënaqur me mësuesit, është e drejtë të ndryshojë shkollën, edhe në fillim të vitit?

• Nuk mund të ulet ende. A është normale?

Si ta kuptojmë, nëse një fëmijë ka nevojë për një psikolog?

Marko është 13 vjeç dhe tregon një sjellje "të çuditshme". Ai është i rreptë në organizimin e aktiviteteve të tij të përditshme. Përgatisim një listë se çka duhet të bëjmë gjatë ditës dhe nëse ai nuk arrin t'i bëjë të gjitha, për rrethana të paparashikuara përtej kontrollit të tij, fillon të zemërohet, të tensionohet dhe të ndryshojë gjendjen e tij. Pastaj acarohet me gjithë familjen e tij. Kur ishte fëmijë, në moshën 3 ½ ai vuante nga një formë e butë ankthi dhe pagjumësie, që lidhej me ndarjen nga prindërit. Në fakt, në atë kohë, babai ishte larg për rreth 8 muaj nga shtëpia dhe e takonte në mënyrë sporadike.

Pas krizës, çifti kishte një fëmijë tjetër, dhe Marco ishte 5 vjeç. Simptomat e tij kanë kaluar, por shqetësimi, pas njëfarë kohe, i është shfaqur në një formë tjetër. Djali ka zhvilluar sjellje të ngurta; është i ngurtë në lidhje me situatat e jashtme që dëshiron të menaxhojë dhe, nëse nuk ka sukses, vendos të shkurtojë “projektin”, duke vendosur të jetë jofleksibël, sa i takon zgjidhjes që ka marrë.

Episodi i fundit ka të bëjë me dështimin për të organizuar një mbrëmje me shokët e tjerë të klasës, pas të cilit ka vendosur të mos dalë më nga shtëpia.  Beni është 5 vjeç dhe, për një kohë, nëna e tij vëzhgon një sjellje të çuditshme. Kur sheh televizor ose është vetëm në dhomën e gjumit, fillon të prekë organet e tij gjenitale. Edhe gjatë aktiviteteve të përditshme, për shembull gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë, ai lë gjithçka dhe izolon veten për t’u masturbuar. Përballë kësaj, ai thotë se, gjëja po ndodh për një kohë të shkurtër, por gjithmonë, nëse zgjohet gjatë natës, pas një makthi, menjëherë shkon në dhomën e gjumit ku fle nëna dhe babai.

Në dhomë, ai fle me motrën e tij, 16-vjeçare, me të cilën nuk bashkohet, sepse ajo nuk i jep mundësinë për të ndarë hapësira dhe kohë. Prej kësaj, fëmija vuan shumë dhe për të gjitha gjërat e tij, gjithmonë kthehet te nëna. Në shkollë, ai është djalë i shoqërueshëm dhe tregon interes në aktivitetet që kryen dhe në të cilat përfshihet.

Filipi ndjek klasën e 3-të dhe mësuesit, pas marrjes së një raporti nga prindërit që tregon një çrregullim, janë mjaft të pikëlluar, sepse kërkesa e familjes është të promovojë arritjen akademike. Fëmija është i aftë për punë, por ka një ngadalësim në realizimin e shkrimit dhe të llogaritjes, ka sjellje tepër aktive dhe kundërshtuese ndaj shokëve, të cilët janë vënë gjithmonë në sfond në krahasim me nevojat e tij.

Këto janë vetëm disa nga situatat që tregojnë se, si përballë vështirësive të llojeve të ndryshme, është e rëndësishme që, një profesionist të kthehet në figurë me rëndësi. Shumë të tjerë të cilët nuk ndeshin situata të vështira ose ndryshime, mund të japin sqarime të thjeshta në lidhje me rolin edukues të prindërve, mësuesve ose edukatorëve.

Mund të ndodhë që, para se të konsultoheni me një psikolog, ndiheni të frikësuar nga një diagnozë ose një problem që mund të prekë fëmijën. Por është mirë të shqyrtojmë, në radhë të parë, mirëqenien e fëmijës dhe jo frikën, as paragjykimet, që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin.

*përkthyer nga www.pianetamamma.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: