Kujdesi për njollat kafe në duar

Kujdesi për njollat kafe në duar
Si fillim:

Bëni 1-2 herë në javë, peeling në duar

Aplikoni në duar 5 herë në ditë, krem hidratues ose nga 2 pika vaj ulliri

Për recetën ju nevojiten:

5 lugë gjelle vaj gruri;

4 kapsula vitamine E;

10 pika vaj esencial limoni;

Vitaminë A në tubet;

Vitaminë B në tubet;

5 pika kolagjen;

5 pika elastinë.

Përgatitja:

Së pari, kapsulat e vitaminës E hidhini në një filxhan me ujë të vakët ashtu siç janë, në mënyrë që t’i zbrazni më lehtë. Në një vazo të errët e të sterilizuar zbrazni çerekun e çdo tubi me vitamina A dhe B. Në vazhdim, shtoni vitaminën E, vajin esencial dhe përziejini mirë.

Përdorimi:

Çdo mbrëmje, aplikoni një sasi të vogël të përzierjes në pjesët e sipërme të duarve dhe bëni masazh të lehtë, derisa të përthithet nga lëkura. Pastaj vishni dorashka dhe shtrihuni për gjumë. Kur të vëreni përmirësim gradual të njollave, reduktoni përdorimin e kremit, domethënë mos e përdorni më ditë për ditë, por çdo 2-3 ditë. Dhe kur të zhduken plotësisht, përdoreni vetëm 2 herë në muaj si kurë bukurie, gjithmonë në darkë, sepse përmban vitaminë A dhe vaj esencial limoni.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: