Kujdes shtëpiak për lëkurën me probleme

Kujdes shtëpiak për lëkurën me probleme
Fytyra me puçrra

Një maskë shumë e mirë për këto lloj fytyrash, është përzierja e kosit me mjaltë. Pasi është krijuar përbërja e kosit me mjaltë, ajo këshillohet të vendoset në fytyrë me dorë, duke e masazhuar lehtë nëpër fytyrë. Mbahet për disa minuta dhe më pas shpëlahet.

Për hidratim 

Përveç kremrave të ndryshëm që përdoren për hidratim, këshillohet që ky proces të bëhet në kushte shtëpie dhe në mënyrë sa më natyrale. Përzierja e kosit me bananen, krijon përbërje shumë të mirë për hidratimin e fytyrës suaj.

Për tendosje lëkure

Ka raste që, lëkura jonë është e tharë dhe disi e varur. Për të kuruar lëkurën, përziejmë pluhur argjile me mjaltë dhe kos. E njëjta procedurë ndiqet edhe me këtë maskë, vendoset mbi lëkurë duke u masazhuar lehtë, në mënyrë që t’i vendosë në punë të gjithë muskujt e lëkurës. Lihet për disa minuta dhe më pas shpëlahet me ujë.

Për lëkurat e rrudhura

Kjo është një fazë kur, lëkura e fytyrës ka nevojë imediate për trajtim natyral, por edhe me kremra që i përshtaten asaj. Përziejmë qumësht me limon. Edhe për këtë rast, ndiqet e njëjta procedurë, madje kjo lëkurë ka shumë nevojë për masazhim, pasi plakja ul elasticitetin e lëkurës.

Për pikat e zeza

Për të shmangur pikat e zeza që zakonisht krijohen në lëkurë, në mjekër, hundë dhe ballë, këshillohet lëngu i domates. Ai depërton në thellësi të këtyre poreve, duke nxjerrë në sipërfaqe papastërtitë e këtyre pikave.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: