Kujdes, filloi plazhi! Çfarë duhet të bëni për lëkurën

Publicitet
Kujdes, filloi plazhi! Çfarë duhet të bëni për lëkurën
Maska ushqyese për lëkurën

Përdorni përbërës si: xheli i Aloe Verës, mjalti, kosi. Ne ju propozojmë tri maska shumë të thjeshta, që mund t’i realizoni në kushte shtëpie.

Maska e parë: Mjafton vetëm xhel aloe vera, që ta aplikoni në lëkurën tuaj pas dushit.

Maska e dytë: Përzieni një lugë ujë dhe një lugë qumësht. Acidi laktik që përmban qumështi ka veti antiinflamatore, do të qetësojë skuqjen nga dielli dhe do të hidratojë lëkurën në thellësi.

Maska e tretë: Përzieni një lugë kos dhe një lugë mjalti organik, mbajeni për 15 minuta dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë.

Kremi hidratues

Hidratimi që vjen nga maskat në kushte shtëpie, nuk është shumë i mjaftueshëm, ndaj është i nevojshëm një krem hidratues. Ai është një detyrim pas plazhit. Zgjidhni diçka me përmbajte antioksidanti, pasi nxit qarkullimin e gjakut dhe rigjeneron lëkurën. Kështu veprojnë mirë ndaj njollave kafe nga dielli.

Largoni qelizat e vdekura

Sjellja e shkujdesur në plazh dhe mungesa e një kujdesi të duhur ndaj lëkurës, bëjnë që ne të shndërrohemi në një depozitë qelizash të vdekura. Lëkura e fytyrës dhe e trupit ka nevojë për “scrub”, pas periudhës së plazhit për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i lënë vend trajtimeve të lëkurës, që maskat ose kremrat të bëjnë punën e tyre.

Mos e harroni kremin e diellit

Pavarësisht se pushimet sapo kanë filluar, kremi me SPF është një detyrim, të paktën me SPF 30.

Buzët

Buzët i lëmë gjithmonë pas dore. Bëjini dhe atyre një “scrub” dhe vendosni një balsam për t’i hidratuar mjaftueshëm.

Kujdesuni edhe për këmbët

Gurët, rëra, sandalet i kanë dëmtuar thembrat tuaja. Vendosini këmbët në një enë me ujë të vakët të zbuten, e me pas mund të përdorni një përzierje me vaj ulliri dhe kripë për të lëmuar thembrat.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: