Kosova: “Tripleta” e vajzave tona!

Kosova: “Tripleta” e vajzave tona!
Era Istrefi do të përformojë në këngën zyrtare të Kupës së Botës në Rusi.

Dua Lipa do të këndojë në ceremoninë e çeljes së finales së UEFA Champions League në Ukrainë.

Dhe Rita Ora iu bashkua UEFA-s për të promovuar futbollin e femrave në Europë.

Tre këngëtare kosovare që kanë nisur një bashkëpunim me strukturat më të larta të futbollit botëror.

Prandaj dhe është cilësuar “Hat Trick”, term sportiv në shqip “tripletë”, që përdoret për ata lojtarë që shënojnë tre gola në ndeshje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: