Kapet shqiptari në Greqi, i shpallur në kërkim prej 10 vitesh për prostitucion dhe abuzim seksual

Kapet shqiptari në Greqi, i shpallur në kërkim prej 10 vitesh për prostitucion dhe abuzim seksual
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet greke.

40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije u arrestua në Lamia të Greqisë ditën e hënë, pas një urdhër-arresti të nxjerrë nga Shqipëria në vitin 2009.

Sipas informacioneve, shqiptari rezultonte me “pullë të kuqe” në listën e Interpol.

Ai kërkohet në Shqipëri për prostitucion dhe abuzim seksual. Shqiptari do të dalë para Gjykatës greke për t’u vlerësuar ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: