Jo rrugë të mesme, rikthehen minifundet!

Jo rrugë të mesme, rikthehen minifundet!
Nëse një pjesë e madhe e personazheve të skenës dhe ekranit kanë zgjedhur me kohë, që në dimër, fustanet e gjata, të gjera, oversize e të lirshme, ka ndër to që nuk dorëzohen. Pavarësisht se, me shumë kujdes, në stilin e përditshëm rikthehen veshjet mini, ato shumë mini madje, të shprehura edhe në pantallona të shkurtra ose fustane, si në fillimin e viteve ’90, që kishim shumë pa i parë në foto ose në ekran. Po të shikojmë me vëmendje, në përgjithësi, janë veshur nga zonjusha ose zonja të cilat shquhen për një personalitet shumë dallues, prej tyre disa janë shumë provokuese, e disa të tjera, e kanë si emblemë sportiviteti. Por nënvizimi është po ai, këto bukuroshe të ekranit kanë këmbë të tonifikuara, të bukura, seksi, ndaj bëjnë çdo gjë që kjo gjë të duket. Ja për shembull është një rast i habitshëm ai i Alketa Vesjiut, që kohët e fundit po na zbulon më shumë hire të saj, që deri dje, me shumë modesti, i mbante fshehur. Sot nuk është e rrallë ta shikosh me dekolte shumë të hapur, zhveshur e mbuluar me jorgan në një dhomë gjumi, e në rastin e kësaj fotoje, me pantallona fare të shkurtra, diku në Toskanë, në Itali. Por e ka këtë luks, sepse këmbët ia japin atë. Një fustan shumë retro’ për provokatoren Kejvina Kthjella, nga ata pambuku të shkurtër shumë e me lule, si në vitet ’90. Trupi i lakuar duket mjaft seksi dhe ajo këtë qëllim ka teksa e vesh. Luana Vjollca, “the bad girl”, pozon me veshje të shkurtër e këmbët zbuluar, pranë një makine të zezë e të shtrenjtë. Madje nuk mjaftohet me këtë shkurtësi, e ngre fundin me dantella edhe më lart. Modelja Megi Ndoka zbulon këmbë dhe dekolte, me këtë fund lëkure, teksa pozon nga Manhatani, ku edhe jeton. Morena Taraku vështron me sensualitet ujërat e Stambollit, teksa na shfaq këmbët e gjata, me këtë fustan xhins të shkurtër, mbi tatuazhet e shumta. Prezantuesja Dojna Mema provokon me këtë veshje “lolitë zyrtare” të shkurtër sa më s’ka, por që shfajësohet me një xhaketë sipër. Ndërsa ajo, Besa Kokëdhima, këngëtarja e njohur e shtëpisë, nuk guxon shumë me gjatësinë, por me ngjyrat e viteve ’80, po.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: