“Jam i shtrenjtë!”, Çmimi i Zogut të Tiranës “tërbon” edhe akademikët!

Publicitet
Publicitet
“Jam i shtrenjtë!”, Çmimi i Zogut të Tiranës “tërbon” edhe akademikët!
Hermes Nikaj i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’, për deklarata  të ndryshme që bën gjatë intervistave apo edhe jetës së tij private, përveç famës duket se kjo i ka funksionuar edhe në karrierë, pasi paguhet me një pagë që do t’ia kishte zili edhe një akademik.

“Zogu” është pjesë e emisionit ‘Ditë e re’ dhe i ftuar në emisionin  ‘Një kat më lart’  tregoi për largimin e tij nga Aldo, ku edhe zbuloi çmimin me të cilin paguhet.

“Jam i shtrenjtë, pa një 1 milion euro nuk të vijë. Hajde po bëjë ulje, nga 1 milion euro meqë është krizë po bëj ulje, unë 1 milion lek i dua kesh, kesh, kesh”, tha Hermes. Përpos deklaratave të tij, në fakt nevojitet një studim shkencor për të shpjeguar këtë lloj fenomeni, që mbizotëron në Shqipëri, çka në mungesë të një studimi të tillë bën me faj edhe akademikët që nuk kanë pse ankohen.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: