Industria e bimëve mjekësore: Euro po na falimenton, na ndihmoni

Publicitet
Publicitet
Industria e bimëve mjekësore: Euro po na falimenton, na ndihmoni
“Të ndërhyjë me qëllim që të ruajmë këto tregje, që mezi i kemi ndërtuar në 27 vjet dhe me qëllim që të ruajmë vendet e punës, të cilat janë vende pune në zonat rurale, më të varfra të vendit”.

Kështu është shprehur Presidenti i Industrisë së Bimëve Medicinale në Shqipëri, Filip Gjoka, sipas të cilit forcimi i lekut ndaj euros ka filluar që të kërcënojë me faliment industritë që punojnë tërësisht për eksport, e në këtë rast edhe ajo e bimëve medicinave, me të cilat Shqipëria realizon jo pak të ardhura.

Në këtë kuadër, ai duke përfaqësuar gjithë sipërmarrësit shqiptarë që veprojnë në këtë sektor i ka kërkuar qeverisë që të ndërhyjë për të shpëtuar vendet e punës.

Sipas të dhënave. industria e bimëve mjekësore në Shqipëri punëson rreth 90 000 persona në shkallë vendi, duke siguruar të ardhura për shtresat më të varfra të shoqërisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: