Historia e Kupës së Botës/ Brazili, trofeu i një spektakli të jashtëzakonshëm  

Publicitet
Publicitet
Historia e Kupës së Botës/ Brazili, trofeu i një spektakli të jashtëzakonshëm  
Brazili, i udhëhequr nga Pele dhe i përbërë nga sulmues të papërmbajtshëm, hipotekoi trofeun e tretë në botërorin ’70, ndërsa në ’66, ky trofe shkoi për organizatorët dhe shpikësit e futbollit

Nga Aranit Muraçi

Finalet e Kupës së Botës - 1962, 1966 dhe 1970 - ishin edhe shkëndija e futbollit modern. Brazili që fitoi dy prej tyre dhe Anglia që triumfoi në një finale të kontestueshme ende sot, për spektaklin dhe emocionet tërhoqën pas vetes audiencën botërore, e cila u dashurua me futbollin, - dashuri që sa vjen dhe forcohet në ditët e sotme

1962

Finalet e 7-ta të Kupës së Botës, u mbajtën në verën e vitit 1962, nga 30 maji - 17 qershor në Kili. Ky vend u godit nga një tërmet i fuqishëm dy vjet para botërorit, çka vuri në dyshim organizimin e tij, ndërsa Argjentina ishte gati të përfitonte. Kili nuk hoqi dorë dhe bëri të pamundurën për të mbrojtur krenarinë që dhuronte aktiviteti madhështor. Triumfoi sërish Brazili në fund, duke mposhtur 3-1 Çe-kosllovakinë dhe duke mbrojtur kuro-rën në stadiumin e kryeqytetit kilian, Santiago. Kili fitoi ndaj Jugosllavisë, 1-0, dhe zuri vendin e tretë. Turneu u përshkrua nga një atmosferë "helmue-se", për shkak të dhunës së lojtarëve në fushë. Ndeshja mes Kilit dhe Italisë, 2-0, u bë e njohur si "beteja e Santiagos", e cila u pasua nga një sërë ndeshjesh të tjera të dhunshme. Në këtë botëror, u përdor mesatarja e golave që bënte diferencën e ekipeve, me sasi të njëjtë pikësh.

1966

Finalet e Kupës së Botës 1966, u mbajtën në Angli nga 11 - 30 qershor. Anglia fitoi me Gjermaninë Perëndi-more në finale, 4-2, dhe ngriti për herë të parë trofeun. U bë edhe vendi i tretë pritës në histori, që ngrinte këtë trofe, sikurse ndodhi me Uruguain më 1930 dhe Italinë 4 vjet më vonë.  Finalja e zhvilluar në stadiumin mitik "Wem-bley", ishte e fundit që u transmetua bardhezi në televizion. Ky botëror shë-noi rekord audience për finalen, që u thye në botërorin e SHBA-së 1994. Megjithatë, rekordet e audiencës filluan t'i përkisnin finaleve të Kupës së Botës, që u duhej të thyenin njëra-tjetrën. Për një muaj, kur luhej botë-rori, u bë zakon që bota të mbërthehej para ekranit, sikundër nuk ndodhte me asnjë ngjarje tjetër. Futbollisti më i ri dhe më i mirë i këtij botërori, Franz Beckenbauer i Gjermanisë Perëndi-more, më vonë shkroi emrin në histori. Botërorin e bojkotuan 31 vende afrika-ne, pasi protestuan rregullin e FIFA-s që vendosi të kufizonte numrin e tyre.

1970

Finalet e 1970-ës u mbajtën 31 maj-21 qershor në Meksikë. Ishte he-ra e parë që, Kupa e Botës zhvillohej në Amerikën e Veriut. Ekipet preza-ntonin 75 federata nga kontinentet më të populluara.  El Salvadori, Izraeli dhe Maroku, debutuan në këto finale. Edhe pse ishte nxehtë, botërori pro-dhoi gola e spektakël. Audienca bo-tërore mes ekranit që transmetoi për herë të parë me ngjyra ndeshjet, e ktheu futbollin, përfundimisht, në spo-rtin më popullor. Turneu u fitua në më-nyrë spektakolare nga Brazili, që mu-ndi Italinë 4-1. Kjo lejoi që, Brazili të merrte në shtëpi trofeun e Kupës së Botës, si skuadra e parë që e ngriti 3 herë. Më 1974 për të cilin historia vijon në numrin tjetër, FIFA prodhoi një trofe tjetër të Kupës së Botës, që do t'i dorëzohej Gjermanisë Perëndimore.

 

Brazili i frymëzuar nga Garrincha, mbron titullin në Kili

Garrincha ishte frymëzimi i Brazilit, që fluturoi nëpër Ande dhe mbrojti suksesshëm trofeun e Kupës së Jules Rimet në Kili, më 1962. Amarildo, Zito dhe Vava shënuan golat e fitores në finalen e  madhe ndaj Çekosllovakisë, por nuk kishte dyshim se, kush ishte hero i vërtetë i triumfit të dytë të Seleçaos. “Futbollisti më i jashtëzakonshëm i krahut të djathtë, që kemi njohur!” - ishte përshkrimi i gazetës franceze L'Equipe për Garrinchan - i ashtuquajtur “zog i vogël” - i cili ishte në moshën 25-vjeçare dhe në kulmin e karrierës.  Skuadra e Brazilit paraqiti nëntë nga kampionët e vitit 1958, megjithëse nën drejtimin e një trajneri të ri, Aymore Moreira. Në një fitore 2-0 ndaj Meksikës, Mario Zagallos dhe Pele shënuan, por për kontributin përfundimtar të Peles kundër Çekosllovakisë, 21-vjeçari u tërhoq me një lëndim në kofshën e majtë. Turneu i tij mbaroi, por me aftësitë magjike të driblimit dhe me një fitues si Garrincha, si edhe nga kontributi i shquar i Zagallos, kampion i ardhshëm botëror si trajner në vitin 1970 dhe Amarildo, zëvendësues i Pele-s, brazilianët ishin në gjendje të lëkundnin çdo kundërshtar, pavarësisht edhe mungesës së numrit 10.

 

Anglia ngre trofeun e parë, pas finales më të debatueshme 

Anglia fiton për herë të parë Kupën e Botës, teksa futbolli botëror rikthehet në shtëpinë e saj. Një tripletë e heroit Geoff Hurst, vendosi fatet e finales së madhe kundër Gjermanisë. Në këtë botëror shkëlqeu edhe Eusebio, teksa Portugalia doli e treta.  Anglia, vendi që shpiku futbollin, arriti të vërë emrin e saj në Librin e Artë, pasi fitoi në finale ndaj Gjermanisë Perëndimore në një nga ndeshjet më emocionuese dhe më të kontestueshme në historinë e futbollit botëror. Geoff Hurst realizoi dy gola në kohë shtesë, në fitoren 4-2 ndaj Gjermanisë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim, por gjermanëve iu mohua një gol që nga pamjet e mëvonshme televizive tregoi se ishte i rregullt.  Në këtë botëror shkëlqeu Bobby Charlton, i cili ishte njeriu që udhëhoqi Anglinë drejt triumfit, sikurse largoi portugezët e frikshëm të udhëhequr nga Eusebio, në gjysmëfinale. Eusebio, megjithatë, fitoi këpucën e artë dhe Portugalia mori medaljen e bronzit në fund të turneut.

 

Brazili dhe Pele bëjnë tri kupa bote me triumfin kundër Italisë

Për herë të parë, Kupa e Botës u transmetua me ngjyra në të gjithë globin dhe dhjetëra milionë shikues mbetën të magjepsur, ndërsa Brazili shtoi shkëlqimin dhe spektaklin me një ekspozitë të lavdishme të futbollit sulmues, i cili, me meritë, fitoi kurorën e tretë botërore. 4-1 ishte triumfi i fundit i Brazilit ndaj Italisë, që u dha atyre të drejtën për të mbajtur përfundimisht në shtëpi, Kupën e Jules Rimet dhe për t’i dhënë lamtumirën e përsosur Pele-s, i cili bëri paraqitjen përfundimtare në skenën botërore. Pele kishte kërcënuar të mos kthehej pas përvojës së hidhur në Angli - ku u dëmtua në turneun 1966 - por u kthye dhe mori vendin e tij, në një ekip të pasur me talente të së ardhmes. Jairzinho, Pele, Gerson, Tostao dhe Rivelino ishin të gjithë “Numra 10” dhe krijuan së bashku një sulm të papërmbajtshëm. Asgjë nuk mund të krahasohej me bukurinë që dhuroi futbolli, falë këtyre sulmuesve që tërhoqën pas vetes, miliona admirues nga e gjitha bota. Italia fitoi ndaj Gjermanisë Perëndimore në gjysmëfinale në një ndeshje tjetër epike. Futbollisti Europian i Vitit, Gianni Rivera, ishte njeriu i këtij triumfi, ndërsa kapiteni i gjermanëve, Franz Beckenbauer, luajti me njërën nga shpatullat të dalë vendit dhe mbeti në histori edhe për këtë fakt. Megjithatë, Brazilit nuk i bëri askush dot ballë.

 

Botërori 1962

Vendi pritës: Kili

Finalja: Brazil-Çekosllovaki 3-1

Vendi i tretë: Kili

Vendi i katërt:  Jugosllavia

Ekipet pjesëmarrëse: 16

Ndeshje të luajtura: 32

Gola të shënuar:  89 (2.78 për ndeshje)

Golashënuesi më i mirë: Garrincha e 6 lojtarë të tjerë me nga 4 gola

 

Botërori 1966

Vendi pritës: Anglia

Ekipet pjesëmarrëse: 16

Finalja: Angli-Gjermani P. 4-2 (shtesë)

Vendi i tretë: Portugalia

Vendi i katërt: Bashkimi Sovjetik

Ndeshje të luajtura:  32

Gola të shënuar: 89 (2.78 për ndeshje)

Golashënuesi më i mirë: Eusebio Portugali (9 gola)

 

Botërori 1970

Vendi pritës: Meksika

Ekipet pjesëmarrëse: 16

Finalja: Brazil-Itali     4:1

Vendi i tretë: Gjermania Perëndimore

Vendi i katërt: Uruguai

Ndeshje të luajtura:  32

Gola të shënuar: 95 (2.97 për ndeshje)

Golashënuesi më i mirë:  Gerd Müller i Gjermanisë P (10 gola)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: