Gjermania/ Rinovon trajneri Low, heroi Gotze jashtë Botërorit  

Gjermania/ Rinovon trajneri Low, heroi Gotze jashtë Botërorit  
Mario Gotze, heroi i finales së Kupës së Botës 2014, u la jashtë ekipit provizor të Gjermanisë, pasi lista me 27 lojtarë për finalet e Rusi 2018 u bë publike, ndërsa Federata Gjermane e Futbollit njoftoi edhe për zgjatjen e kontratës së trajnerit Joachim Low, deri më 2022. Low i cili kërkohej edhe nga Arsenali, si pasues i mundshëm i Arsene Wenger, kishte kontratë me Gjermaninë deri në  Euro 2020. Gjermania, pavarësisht ecurisë në Rusi 2018, mendon se me trajnerin aktual do të ketë sukses edhe në Katar 2022. Trajneri, pasi shpalli listën, tha se, Gotze mungon për arsye dëmtimi, ndërsa lista me 27 lojtarë, do të reduktohet pas një javë trajnimi në Itali, para udhëtimit drejt Rusisë.

Gjermania, 27 lojtarët e botërorit Rusi 2018

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Kevin Trapp (Paris Saint-Germain)

Mbrojtës: Mats Hummels (Bayern Munich), Jerome Boateng (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Jonas Hector (Cologne), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Niklas Sule (Bayern Munich), Antonio Rudiger (Chelsea)

Mesfushorë: Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Ozil (Arsenal), Sami Khedira (Juventus), Thomas Muller (Bayern Munich), Sebastian Rudy (Bayern Munich), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leon Goretzka (Schalke), Leroy Sane (Manchester City), Julian Draxler (Paris Saint-Germain), Ilkay Gundogan (Manchester City), Julian Brandt (Bayer Leverkusen)

Sulmues: Timo Werner (Leipzig), Mario Gomez (Shtutgart), Nils Petersen (Freiburg)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: