Florent Hadërgjonaj, mbeti i tradhtuar nga Zvicra?      

Florent Hadërgjonaj, mbeti i tradhtuar nga Zvicra?      
Mbrojtësi me origjinë nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, i cili luan për ekipin e Premier League Huddersfield Town, nuk është përzgjedhur nga trajneri Petkoviç për finalet e Rusi 2018, duke u konsideruar nga mediat zvicerane lënia e tij jashtë, si një prej befasive. Hadërgjonaj ka pasur një edicion të jashtëzakonshëm në Premier League. Ai, kur luante në Gjermani, u kërkua nga ekipi përfaqësues i Shqipërisë; më tej edhe nga Kosova. Lënia e tij jashtë dhe zgjedhja ose refuzimi i Shqipërisë, lidhet me strategjitë që ndjekin trajnerët. Hadërgjonaj nuk ishte pjesë e preferencave të Petkoviçit, ndryshe nga shqiptarët e tjerë me origjinë shqiptare.

Zvicra, lista e lojtarëve për Rusi 2018 

Portierë: Roman Bürki, Marwin Hitz, Yvon Mvogo, Yann Sommer

Mbrojtës: Manuel Akanji, Johan Djourou, Nico Elvedi, Timm Klose, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Kevin Mbabu, François Moubandje, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Silvan Widmer

Mesfusha/Sulmi: Albian Ajeti, Valon Behrami, Eren Derdiyok, Josip Drmic, Blerim Dzemaili, Breel Embolo, Edimilson Fernandes, Gelson Fernandes, Fabian Frei, Remo Freuler, Mario Gavranovic, Admir Mehmedi, Dimitri Oberlin, Haris Seferovic, Xherdan Shaqiri, Djibril Sow, Granit Xhaka, Denis Zakaria, Steven Zuber, Luca Zuffi

Shpërndajeni me miqtë tuaj: