Eurosong e fiton Eleni e Qipros me origjinë shqiptare, përjashtohet Eugent Bushpepa

Eurosong e fiton Eleni e Qipros me origjinë shqiptare, përjashtohet Eugent Bushpepa
Fansat e Eurovision janë ende në pritje të rezultateve të natës së dytë gjysmëfinale. Përfaqësuesi i Shqipërisë Eugent Bushpepa shkoi në finalen e 12 majit, por sipas koeficienteve të basteve që ka vendosur prestigjiozja britanike “The Sun”, ai nuk është përfshirë si një fitues i mundshëm. Dihet se Anglia dallohet nga vendet e tjera, pasi vendos  baste jo vetëm për ndeshjet sportive.

Sipas këtyre koeficentëve, si fituese e mundshme shihet këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Eleni Foureira – me këngën “Fuego” , e cila përfaqëson Qipron. Ajo është favorite me një koeficent tepër të ulët, 1 me 2, ose e thënë ndryshe, ajo ka të njëjtat shanse me të gjithë konkurrentët e tjerë të marrë së bashku.

Kuotat ku mund të luhet deri në 10 paund janë publikuar nga “Sun Bets”. Mbi fituesit e mundshëm të Eurovizion, Britania e Madhe ka shansin më të ulët për të fituar, 1 me 200, çka e bën të besueshëm vlerësimin (në rast se zgjidhet Eleni për 10 paund lojtari merr 20, ndërsa në rastin e Britanisë së Madhe për të njëjtën shumë fitimi shkon në plot 2000 paund). Shqipëria nuk është klasifikuar fare si fituese e mundshme nga këto kuota. Edhe Ermal Mata shqiptari tjetër që përfaqëson Italinë është konsideruar me shanse për të fituar por ai ka një koeficient më të lartë 1 me 33.

Qipro - 2/1

Izraeli - 4/1

Norvegjia - 4/1

Franca - 8/1

Çekia  - 12/1

Buljgaria - 14/1

Estonia - 14/1

Suedia - 16/1

Italia - 33/1

Mbretëria e Bashkuar - 200/1

Shpërndajeni me miqtë tuaj: