Ekspozimi i glifostatit gjatë shtatëzanisë mund të rezultojë në lindje të hershme. Përse?

Publicitet
Publicitet
Ekspozimi i glifostatit gjatë shtatëzanisë mund të rezultojë në lindje të hershme. Përse?
Flet  dietologia klinike Anila Kalleshi, e cila shpjegon dhe këshillon: Çfarë është Glifostati dhe dëmtimet në shtatzëni. Ja vaktet për të shmangur ose reduktuar këtë problem.  

Nga Albert Zholi

Studiuesit thonë që glifostati gjendet në mjedis, në kulturat kryesore dhe në ushqimet që njerëzit përfshirë dhe gratë shtatzëna , konsumojnë çdo ditë. Atë e kanë gati 90 %e grave shtatzënë, asnjë kampion i ujit të pijshëm nuk kishte  glifostat por studiuesit gjetën nivele më të larta të glifostatit tek urina në gratë shtatzëna nga një marrje e shumtë e kafeinës ose që jetojnë në zona rurale.

Këtë e bënë duke marrë disa gra shtatzëna dhe shqyrtuan mënyrën e tyre te ushqyerjes,mënyrën e jetesës ,stresin e mundshëm dhe vendin ku jetonin. Në të njëjtën kohë gratë dhanë dy mostra të urinës dhe dy mostra të ujit të pijshëm .

93% e tyre që kishin herbicid në urinë gjatë shtatëzanisë  ato që jetonin në zonat rurale kishin  nivele më të larta se ato që jetonin ne zonat urbane.

Përveç kësaj gratë që pinin më shumë se 700 ml pije me bazë kafe në ditë kishin përqendrime më të rëndësishme të glifostatit edhe pse asnjë nga mostrat e ujit të pijshëm nuk përmbante gjurmë të glifostatit. Një gjë nuk mund ta mohojmë që ekspozimi ndaj glifostatit tek femrat shtatzëna është i vërtetë.

Lajmi mirë është se siç pamë asnjë prej mostrave të ujit të pijshëm nuk rezultoi me mbetje të glifostatit dhe që ka gjasa qe ai eliminohet në procesin e trajtimit të ujit.

Lajmi i keq është se futja dietike e ushqimeve të modifikuara dhe pijet me kafeinë dyshohet të jenë burimi kryesore i shkaktimit të glifostatit.

 

Si do jenë vaktet për të shmangur ose reduktuar këtë problem shëndetësor?

E HËNË DHE E MARTË:

Mëngjesi: Tost me bukë integrale dhe djathë ose reçel ,çaj ose qumësht

Dreka: Oriz integral me shafran, sallatë mikse me fara sipas dëshirës

Darka: Frittate me perimet e stinës,bukë integrale

Midis vakteve: Biskota integrale ose kos

E MËRKURË

Mëngjesi: Tost me bukë integrale dhe djathë ose reçel ,çaj ose qumësht

Dreka: Pasta me pomodorini, parmixhano dhe perime

Darka: Supë perimesh,me bukë integrale të thekur

Midis vakteve: Smoothie me fruta,kos ose fruta të thata

E ENJTE

Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral dhe fruta

Dreka: Pasta me fasule dhe perime

Darka: Peshk koc me patate dhe bizele në furrë

Midis vakteve: Fruta

E PREMTE

Mëngjesi: Lëng portokalli, ose çaj sipas dëshirës, bukë integrale me proshutë ose humus qiqrash

Dreka: "Tortë" e kripur me perime

Darka: Eskallop me kunguj dhe një panine integrale

Midis vakteve: Fruta të thata ose të freskëta

E SHTUNË

Mëngjesi: Tost me bukë integrale me rikota ose reçel,çaj ose qumësht

Dreka: Fileto viçi me domate dhe bukë integrale

Darka: Sallatë mikse me perime

Midis vakteve: Fruta

E DIEL

Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral me fruta

Dreka: Oriz integral me perime dhe djathë

Darka: Peshk koc në furrë me patate

Midis vakteve: Biskota integrale ose kos

Shpërndajeni me miqtë tuaj: