Dieta me mollë

Dieta me mollë
Dieta me mollë është një e thjeshtë. Ajo, përveç se ndihmon në humbjen në peshë, e detoksifikon organizmin dhe e shpejton metabolizmin. Kjo dietë gjithashtu, ka pak kalori, sepse gjatë ditës konsumohen vetëm 1000-1200 kalori.

MOLLA

Ky frut përdoret shpesh në dieta, për arsyen e thjeshtë, sepse është ndër ushqimet më të shëndetshme. Përmban shumë vitamina, minerale dhe fibra; njëkohësisht, ka vlerë të ulët kalorike. Krahas dietës, rekomandohet konsumimi i së paku një molle në ditë. Është tonik i mirë për sistemin nervor, nuk të shëndosh, ndihmon tretjen. Duke u bazuar nga madhësia, një mollë mund të ketë 80 deri në 100 kalori.

Gjatë dietës është e domosdoshme të pini 2 litra ujë në ditë! Ushqimet e tjera që konsumoni, duhet të përmbajnë pak yndyrë.

DITA E PARË

Dita e parë është më e vështira, sepse përbëhet vetëm nga mollët dhe uji. Pra, për mëngjes, drekë dhe darkë, duhet të hani vetëm mollë, deri në një kilogram e gjysmë.

DITA E DYTË

Mëngjesi: 2-3 mollë.

Dreka: 1 mollë, një sallatë jeshile me limon, 2 feta djathë me pak yndyrë, 2 karota dhe një e katërta e qepës.

Darka: 2-3 mollë.

DITA E TRETË

Mëngjesi: 1 mollë, një pjesë buke me drithëra të plota, një pjesë proshutë.

Dreka: 1 mollë, një sallatë jeshile, 2 karota, një e katërta e qepës.

Darka: 1 mollë në sasi mesatare.

DITA E KATËRT

Mëngjesi: 1 mollë, një pjesë buke me drithëra të plota, një pjesë proshutë me pak yndyrë.

Dreka: 1 mollë, sallatë me perime të ziera (pa patate), 200 gramë mish pule.

Darka: 1 mollë në sasi mesatare.

DITA E PESTË

Mëngjesi: 1 mollë, 1 vezë e zier, një pjesë buke me drithëra të plota.

Dreka: 1 mollë, sallatë me perime të freskëta ose të ziera, 200 gramë mish të pjekur viçi ose pule.

Darka: 1 mollë.

Rekomandohet që të mos i qëroni mollët, sepse ashtu i hiqni fibrat që gjenden në lëvoren e tyre!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: