Dieta 3-ditore me fruta, pastron organizmin

Dieta 3-ditore me fruta, pastron organizmin
Autor i dietës me fruta është nutricionisti amerikan, Jay Rob, i njohur për dietën e tij detoksifikuese treditëshe. Kjo dietë, jo vetëm ndikon në uljen në peshë, por mbi të gjitha bën pastrimin e organizmit nga skoriet dhe papastërtitë e mbledhura në zorrë.

Dita e parë

Mëngjesi: Përzierje me gjysmë banane, 1 gotë kos me pak yndyrë, ½ e lugës kanellë.

Paradreka : 1 rriskë shalqi ose pjepër.

Dreka: Supë me 150 gramë mish të bardhë pule dhe perime si karotë, kungulleshka, brokoli, sallatë me fruta me1 kivi, 1 mandarinë, 1 mollë, gjysmë shege.

Darka: 150 gramë peshk, sallatë me spinaq, djathë me pak yndyrë (30 gramë), 1 grusht mjedra dhe disa arra me lëng limoni me pak vaj ulliri.

Dita e dytë

Mëngjesi: Sallatë me gjysmë gote vishnje, 1 mollë dhe 30 gramë djathë të freskët.

Paradreka: Lëng me multivitamina duke përzier 1 portokall, gjysmë molle dhe1qitro.

Dreka: Sallatë jeshile me 1 vezë të zier, 3 rrepa, 150 gramë mish gjeldeti me lëng limoni dhe gjysmë gote kos me pak yndyrë, 1 dardhë.

Darka: 150 gramë peshk troftë të zier me qepë, majdanoz dhe limon, si dhe 50 gramë luleshtrydhe, sallatë jeshile me lëng limoni.

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 rriskë shalqi me 30 gramë djathë me pak yndyrë.

Paradreka: Frape molle duke përzier 1 mollë, gjysmë lugë kanellë, 1 dl ujë dhe ½ dl kos pa yndyrë.

Dreka: Supë me panxhar me 1 vezë të zier, lëng të shtrydhur portokalli.

Darka: 150 gramë mish gjeldeti në skarë, sallatë domatesh, tranguj dhe speca, 150 gramë fruta.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: