Deklarata e ministrit Xhafaj: Ja e vërteta e akuzave të PD dhe dënimi i vëllait tim

Deklarata e ministrit Xhafaj: Ja e vërteta e akuzave të PD dhe dënimi i vëllait tim
Pas akuzave ditët e fundit lidhur me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dalë në një deklaratë për mediat për të sqaruar opinionin publik, sipas tij.

Ministri ka mbrojtur vëllain e dënuar nga Italia për trafik droge, aktivitet që sipas PD ai e ushtron ende. Për të mbështetur këtë akuzë selia blu publikoi një material audio ku sipas saj dëgjohet duke bërë pazare droge Agron Xhafaj.

“Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit e moralit lidhur me pozicionit tim si ministër i Brendshëm në raport me një vendim penal nga drejtësia italiane për vëllain tim, si dhe kundrejt një bisede të tij bashkëpunëtor X me një trafikant droge.

Janë rrekur të më tregojnë ligjin e të më vendosin përballë pasqyrës së moralit, kur unë sot nuk do shpenzoja kohë e energji të paktën kështu si po e bëj. Sharlatnët në politikë e të çdo lloji tjetër, shantazhuesit politikë, intrigantët politikë e çdo lloji tjetër, për asnjë shkak e arsye morale, më shumë akoma, nuk meritojnë përgjigjen.

Disa prej kategorive më sipër meritojnë injorim e përbuzje, e të tjerë përballje me ligjin dhe përballje me forcën e ligjit ëër shkeljet që kanë bërë.

Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim, Agron Xhafaj,. Siç është e njohur ka marrë një dënim penal në Itali. I përgjegjshëm ndaj zgjedhësve, disa herë nga viti 2002 kam bërë deklarime publike për këtë çështje.

Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko. Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi.

Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për këtë situatë të pazakontë familjare për t'ua bërë sa më të lehtë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.

Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg.

Audio-përgjimi është një sajesë e plotë, mashtrim dhe i bërë keq. Nëse opozita nuk e ka bërë këtë, ajo ka rënë pre. Në këtë rast tregon se sa ligësi ka një pjesë e kësaj opozite e etur në pushtet.

Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi.

Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten. Edhe sot nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. Në këtë rast nuk mund t'ju thuash as spekulantë politikë.

E para nuk ka kontributin teknik timin në këtë çështje.

Nuk dua ta besoj se opozita është autore e këtij akti skandaloz, ose ka rënë viktimë, që tregon sa e etur për pushtet dhe me çdo çmim ajo është. Kur këta në opozitë bëjnë këtë gjë, çfarë do iu bënin kundërshtarëve politikë kur të jenë në pushtet. Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh do të marrë përgjigjen e merituar. Kemi të bëjmë me shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë.

Prokuroria të bëjë hetime të thella. Ka një orkestrim me një qëllim të caktuar, ligësia politike e njerëzore e një pjese të opozitës, diletanzimi, interesat meskine janë bërë bashkë me interesat e grupevbe kriminale brenda dhe jashtë sistemit të kalbur të drejtësisë. Me keqardhje e them se opozita ka rënë në batakun e intrigantëve, janë gati të bashkëpunojnë edhe me djallin që vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë.

-Në asnjë rast nuk kam menduar të japë dorëheqjen për këtë shkak.

-Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë shkak për dorëheqjen time me këtë rast.

Nëse mendoni se më mposhtni me sulmet tuaja, gaboheni! Unë nuk kam frikë. Askush nuk mundet të më shantazhojë! Askush nuk mund të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta, të shërbej për atë që kam marrë përsipër të bëj. Luftë pa kompromis me krimin, gjithmonë në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe vetëm të qytetarëve.

Për sa i përket ligjit të antimafias, duhet të ketë të dhëna të besueshme që pasuritë janë vënë nga aktivitete kriminale. Në dijeninë time, im vëlla nuk ka pasuri të kësaj natyre. Mbetet ta investigojnë organet përgjegjëse.

Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për këtë situatë të pazakontë familjare për t'ua bërë sa më të lehtë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.

Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg.

Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi.”, deklaroi Xhafaj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: