CNN turk: Dua Lipa dhe ylli i Realit kalun natën së bashku, pas Champions

CNN turk: Dua Lipa dhe ylli i Realit kalun natën së bashku, pas Champions
CNN turk pretendoi se këngëtarja kosovare nga Britania e Madhe, Dua Lipa, e cila performoi në mbrëmjen e  Champions League, Liverpul-Real Madrid, e ka kaluar natën bashkë me yllin e Real Madridit, Marco Asension.

Dua Lipa performoi para finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit të shtunën në mbrëmje në Kiev, transmeton Gazeta Express.

Mediumi turk pohon se pas finales, të cilën Asensio e fitoi, Dua dhe spanjolli e kaluan natën bashkë.

“Dua Lipa dhe 22-vjeçari i Real Madridit, Marco Asensio, e kaluan natën bashkë në Kiev pas përfundimit të ndeshjes”, pohon CNN turk. Edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë bindëse për këtë lajm, media turke gjithsesi është shprehur shumë e sigurt mbi vërtetësinë e tij.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: