Çmimet e banesave në Tiranë po bien, -3.1% më pak vetëm tremujorin e parë

Publicitet
Publicitet
Çmimet e banesave në Tiranë po bien, -3.1% më pak vetëm tremujorin e parë
Çmimet e banesave në kryeqytet ranë përsëri në tremujorin e parë të këtij viti.

Një dukuri e tillë është pohuar nga vetë Banka e Shqipërisë, sipas së cilës, indeksi i çmimit të banesave gjatë kësaj periudhe shënoi një rënie prej -3.1%.

Madje sipas saj, ajo kaloi edhe nivelin e inflacionit, i cili ka qenë në kufijtë prej rreth 2%.

Sipas ekspertëve, ndryshimet e indekseve në tregun e banesave gjatë tremujorëve të fundit kanë reflektuar, në njëfarë mase, edhe efektet e ndryshimit në kursin e këmbimit euro-lek.

Konkretisht, duke qenë se çmimet e banesave kuotohen kryesisht në euro, në llogaritjen e indeksit Banka e Shqipërisë i konverton në monedhën vendase me kursin mesatar të muajit përkatës dhe prandaj ato mund të shfaqen në rënie.

Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht kanë qenë normat shumë të ulëta të interesit dhe oferta e favorshme për kredi nga sistemi bankar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: