Bushpepaj dy ditë para shihet si favorit në Eurosong, "detyroi" edhe Eleni Foureria të pranojë origjinën

Publicitet
Publicitet
Bushpepaj dy ditë para shihet si favorit në Eurosong, "detyroi" edhe Eleni Foureria të pranojë origjinën
Eugent Bushpepa përgjatë 5 ditësh prova të nisura në 3 maj në Lisbonë, në skenën e “Altice Arena”  konsiderohet që tani nga kritikët si fitues i mundshëm i Eurosong, ose pritet të jetë treshen e parë. Kënga e tij “Mall” është pëlqyer para se ai të performojë më 8 maj. Ai do të ngjiten 15 këngëtarë, disa prej të cilëve me shansin real të kapërcejnë veten krahasuar me radhën e parë. Bushpepa këndoi i dyti në prova pas përfaqësueses së Azerbajxhanit, duke dalë përpara vendit të planifikuar paraprakisht Islandës, ekipi i të cilës kishte mbetur i bllokuar në trafik.

Kjo ishte sidoqoftë një renditje e përkohshme dhe nuk prek radhën zyrtare. Provat e dyta mbyllen me skuadrën e vendit mikpritës, Portugalisë dhe “pesë të mëdhenjve”, siç i quan shtypi atje: Britania, Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca.

Bushpepa këndon solo. Ai shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh, ku edhe ka pozuar nga Lizbona dy ditë para performancës zyrtare.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros. Kjo e fundit publikoi një foto me përfaqësuesin e Shqipërisë, duke bërë edhe simbolin e shqiponjës dykrenore.  Eleni, e cilësuar si një prej personazheve më të klikuara të momentit, duket se e pati fshehur origjinën e saj prej frikës së diskriminimit, dhe vetëm tani vonë ka rrëfyer se quhej Entela Fureraj dhe kishte lindur në Fier. Megjithatë fotoja e bërë publike ka ngjallur reagimet e para.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: