BOTËRORI/ FIFA rikthen legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller

BOTËRORI/ FIFA rikthen legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller
Gerd Muller, legjenda e sulmit gjerman, rikthen emocionet e Botërorit. Kur mbetet edhe gati një muaj nga aktiviteti më i rëndësishëm sportiv në planet, FIFA rikthen pjesë nga nostalgjia e këtij aktiviteti, sa spektakolar aq edhe masiv.

“Bomberi luajti një rol të rëndësishëm për ekipin gjerman, teksa kombëtarja e tij triumfoi në finalen e Botërorit 1974. Goli i tij i paharrueshëm kundër Holandës, vulosi titullin e dytë kampion bote. Ai shënoi 10 gola në finalet e Kupës së Botës 1970, duke marrë çmimin e golashënuesit më të mirë.” Por goli që i shënoi Holandës - skuadra që dhuroi futbollin më spektakolar, deri sa arriti në finale - dhe triumfi i Gjermanisë, e kthyen Mullerin në një hero.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: