Audio përgjimi i publikuar nga PD për Agron Xhafajn, Prokuroria thërret 3 zyrtarët demokratë

Audio përgjimi i publikuar nga PD për Agron Xhafajn, Prokuroria thërret 3 zyrtarët demokratë
Pas publikimit të audio përgjimit nga Partia Demokratike, Prokuroria ka thirrur për të marrë në pyetje tre zyrtarët demokrat.

Organi i akuzës ka thërritur nesër në orën 10:30 Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi për tu pyetur në lidhje me audio përgjimin e publikuar.

Ditën e djeshme oficeret e policisë gjyqësore morën audio përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj.

Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafa bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

Ndërsa sot vetë Agron Xhafaj në një letër të hapur për publikun bëri të ditur se do ti dorëzohet vetë autoriteteve italiane, ndërsa tha se audio përgjimi është fals për të shantazhuar atë dhe vëllain e tij, Fatmir Xhafaj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: