“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Zbulohet takimi Rama-Ruçi-Balla: Qeveria tjetër, nuk do ketë ministër të Brendshëm

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Zbulohet takimi Rama-Ruçi-Balla: Qeveria tjetër, nuk do ketë ministër të Brendshëm
Satirë

Antena Jashtë Familjes vjen sot me një lajm të mirë. Nesër mbushen 200 botime të kësaj rubrike. Themi lajm i mirë, pasi kjo tregon që, rubrika i ka mbijetuar (jo)tregut.

Duke qenë se, gazetat e tjera nuk kanë rubrikë satirike të pavarur, mund t'i tekej pronarit ose kryeredaktorit të gazetës, ta mbyllnin rubrikën tonë e, në vend te saj, të botonin çdo ditë, le të themi, listën e zgjedhësve të çdo qyteti. (Nuk është çudi që, ndonjë gazetë ta marrë këtë ide, e t'i mbushë faqet e veta me këtë që thamë.)

E meqë ra llafi te mbyllja. Ne morëm vesh se, dje u zhvillua me dyer të pambyllura mirë, një takim mjaft i rëndësishëm i strukturave drejtuese të PS-së.

Ne kemi mundur të sigurojmë një pjesë të diskutimeve.

Edi Rama: Ça bëhet kështu?! Është herë e dytë që po na ndodh.

Taulant Balla: Shumë e rëndë është situata, shef.

Edi Rama: Ç'mendon ti, Gramoz?

Gramoz Ruçi: E ç'të të them unë, o derman! ...( pesë fjalët e tjera që shoku tha, nuk i dëgjuam mirë).

Taulant Balla: Vëllai i Fatmirit, u nis për në Itali, shef!

Edi Rama: Me skaf...?

Taulant Balla: Jo, jo, me aeroplan!

Edi Rama: Kam vendosur diçka. Qeverinë tjetër që do bëjmë, mos të ketë Ministër të Brendshëm.

Taulant Balla: Ehhhh...!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: