“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Zbulohet dialogu Rama-Basha: Për ty heq jo vetëm Fatmirin, por edhe Taulantin

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Zbulohet dialogu Rama-Basha: Për ty heq jo vetëm Fatmirin, por edhe Taulantin
Satirë

Ngjarja e sotme ka lidhje me dy udhëheqësit e partive më të mëdha kuvendore. Pra, siç kuptohet, midis shokëve Edi dhe Luli.

Ja bashkëllafosja e bërë midis tyre.

Edi Rama: Hë mo, Luli, ke vendosur të dalësh në protestë, ëëë?

Lulzim Basha: E kam vendosur, ç'ke ti?!

Edi Rama: Po ti më the para një viti, që nuk do bëje më protestë kundër meje.

Lulzim Basha: Ashtu të thashë, por marrëveshjen e kishim bërë për një vit, ama!

Edi Rama: Nuk je treguar fare burrë! Unë e mbajta llafin për veten time. Lekët e pallatit që të prisha, ia dhashë vjehrrit tënd.

Lulzim Basha: Për kokën e atyre lekëve, nuk ta kam me të keq, Edi! Nuk ta harroj nderin që më bëre! Pastaj ç'ke ti, unë kundër Fatmirit do dal në protestë, jo kundër teje! Unë s'po kërkoj largimin tënd. Ti rri sa të duash!

Edi Rama: Do që ta heq Fatmirin? Që nesër e heq unë!

Lulzim Basha: Jo që nesër, jo! Hiqe andej nga shtatori. Të kem kohë unë të dal edhe disa herë të tjera në protesta. Kështu, demokratikasit e mi, do më vlerësojnë më shumë.

Edi Rama: Në rregull, mor burrë, mor burrë! Veç ti të jesh mirë, e të jesh në krye të PD-së! Për ty unë heq, jo vetëm Fatmirin, por edhe Taulantin!

Lulzim Basha: Nga do ta heqësh Taulantin?!

Edi Rama: Llafi që bie. Mua, po më hoqe Lantin e pyjeve, është si t'i vendosësh zjarrin drurit më të vlefshëm të pyllit të partisë...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: