“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Voltana Ademi: Po gëzoj që ra Vllaznia!

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Voltana Ademi: Po gëzoj që ra Vllaznia!
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” ka zbuluar se shoqja Voltana Ademi është ndjerë shumë e lumtur që Klubi i Futbollit “Vllaznia” doli prej Kategorisë Superiore. Këtë na e tha me gojën e saj, gjatë bisedës që kryem. Ja bashkellafosja e shkurtër e bërë me të:

Antena: Përshëndetje shoqja Voltana! Deshëm të dinim sesi ndiheni tani që...?

Voltana Ademi: Për bukuri! Nuk ka ma mir, mor ta marrsha!

Antena: Ndiheni mirë? E çudit...!

Voltana Ademi: Ça ka me u çudit, mor ta marrsha? Tani do kem mundësi me kursy ca lekë, se asht ba keq për to.

Antena: Na e shpjegoni këtë, ju lutem!

Voltana Ademi: Posi mor ta marrsha! Më parë shpenzonim 1.2 miliardë lekë të vjetra. Tani që ramë prej kategorie, do shpenzojmë si Bashki, 300 milionë lekë. Kështu kursejmë 700 milionë.

Antena: 900 milionë. 1.2-0.3...

Voltana Ademi: Pse mor ta marrsha, nuk do fus 200 milionë lekë në xhep unë...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: